E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Bruksel, diskuton për vizat

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Meta ka zhvilluar një takim me raportuesin e Parlamentit Evropian, Nikolaos Chountis, i cili tha se komuniteti ndërkombëtar shpreson që palët të zgjidhin problemet politike të krijuara. 

"Shpresojmë shumë që problemet e brendshme në Shqipëri do të zgjidhen shpejt në mënyrë të përgjegjshme nga qytetarët dhe partitë politike shqiptare me qëllim që të arrihen më mirë objektivat e tyre", theksoi Chountis.

Ndërsa, ministri i Jashtëm, Meta tha se qeveria shqiptare do të bëjë ç’është e mundur për të ruajtur stabilitetin politik. “I shpjegova se qeveria është e angazhuar të bëjë ç'është e mundur, brenda kompetencave të saj pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimeve të tij, për të ruajtur stabilitetin politik dhe për të vijuar reformat integruese", tha Meta.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›