Kule urdhër për ndalimin e dypunësimit të pedagogëve
Urdhri parashikon ndalimin e dypunësimit të pedagogëve të Universitetit të Tiranës, për shkak të kushteve specifike që janë krijuar gjatë këtij viti akademik me çeljen e programeve të reja të studimit dhe doktoraturë.
“Të gjitha strukturat drejtuese të UT-së dhe njësitë përbërëse të tij të marrin masa për forcimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për personelin akademik dhe stafin administrativ që ato drejtojnë.
Personeli akademik efektiv të mos angazhohet në mësimdhënie në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, ndërsa në UET në asnjë nga ciklet e studimeve”, thuhet në urdhrin e rektorit të UT-së.
Ky rektorat u bën thirrje universiteteve private që të publikojnë emrat e pedagogëve të brendshëm të tyre, për të shmangur keqkuptimet e bëra në media, për mungesë pedagogësh në këto institucione.