Olldashi: Negocim për hapjen e aeroportit të Kukësit
Kreu i Transporteve Olldashi, duke raportuar në Komisionin e përhershëm Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, lidhur me progres-raportin e Komunitetit Evropian, për vendin tonë gjatë periudhës 2008-2009, ka evidentuar konkluzionet pozitive të këtij dokumenti për të gjitha fushat që mbulon dikasteri që drejton.
Ministri iu është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve lidhur me projektin për zhvillimin e Portit të Shëngjinit. Ai ka deklaruar se ka interes nga Qeveria Kosovare për të pasur akses në këtë port. Kjo edhe për faktin, tha Olldashi, se në këtë zonë është përqëndruar industria e çimentos, e cila mund të eksportohet nëpërmjet portit të Shëngjinit dhe rrugës Durrës-Kukës drejt Kosovës dhe nëpërmjet linjës hekurrudhore të Malit të Zi.
Ministri Olldshi ka bërë të ditur gjithashtu se brenda këtij muaji do të negociohet me kompaninë që ka marrë me koncesion aeorpotin Nënë Tereza, me qëllim heqjen e eskluzivitetit të fluturimeve dhe vënien në punë kështu të aeroportit të Kukësit.