E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajoy: Mbështetja e eurozonës, fitore për Spanjën

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy

Një ditë pasi ministrat e Financave të 16 vendeve anëtare të Eurozonës i hapën dritën jeshile kredisë prej 100 miliard euro që do të ndihmojë Spanjën, në rikapitalizimin e bankave. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy deklaroi se, dje fitoi besimi tek projekti europian dhe qëndrueshmëria e sistemit financiar europian, Euros, që është sipas tij një projekt i pakthyeshëm.

Në një konferencë shtypi të mbajtur të dielën në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, kreu i qeverisë spanjolle theksoi se, mbështetja e vendeve të eurozonës për rikapitalizimin e bankave spanjolle është një hap në drejtimin e duhur për zgjidhjen e problemit, i cili sipas tij nuk mund të zgjidhet në pak muaj.

Nuk është e lehtë të të japin një kredi prej 100 miliard eurosh. Gjendja ekonomike e Spanjës ishte dhe mbetet ende e brishtë, andaj jemi të detyruar të bëjmë një sforco të madhe për të ruajtur borxhin tonë publik, nënvizoi kryeministri Rajoy. /BBC/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›