Gjirokastër, kriza greke mbyll fabrikat, 300 të papunë

Mustafa Devolli, pronar i nje fabrike fasoin
Emirjon Senja
Fabrikat e fasonit në Gjirokastër janë ndër bizneset më të prekurat nga kriza që po përjeton Greqia. Kjo vjen për faktin se thuajse të gjitha fabrikat plotësojnë porosi të marra nga kompani greke. Fabrikat në këtë zonë funksionojnë kryesisht duke plotësuar kërkesat për veshje të ushtrisë dhe policisë greke. Kompanitë fqinje marrin pjesë të tenderët e organizuar nga qeveria greke dhe pasi fitojnë gjejnë një nënkontraktor shqiptar për të bërë punën nisur edhe nga kosto më e lirë e krahut të punës. Por, gjërat tashmë kanë ndryshuar, kriza greke ka ulur kërkesat nga qeveria duke futur në krizë edhe fabrikat e fasonit në Korçë dhe Gjirokastër. Mustafa Devolli, pronar i një fabrike Fasoni dhe njëkohësisht Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës, tregon se nga pesë fabrika fasoni në këtë qark, vetëm një prej tyre funksionon, kurse pjesa tjetër janë mbyllur në pritje të porosive të reja.
Si është ecuria e sektorit të fasonit në qarkun e Gjirokastrës?
Në Gjirokastër kanë qenë pesë biznese, aktualisht vetëm njëra punon, ka partner grek, por punon për tregun gjerman. Ndërsa kompanitë e tjera e kanë mbyllur përkohësisht aktivitetin. Kompanitë janë në pritje të kërkesave të reja. Bëhen vazhdimisht përpjekje për të marrë porosi nga partnerë grekë. Zakonisht ne punojmë për ushtrinë dhe policinë greke, por jemi në pritje.
Ju keni një kompani vetë, funksionon ajo?
Kemi qenë më shumë të lidhur me Greqinë, rënia e kërkesës andej na ka bllokuar. Për momentin e kam të mbyllur fabrikën time. Kam pas një kontakt me një nga Milano, por ende smë kanë kthyer përgjigje.
Kur prisni të ndryshojë kjo situatë?
Kemi rënë dakord me një kompani greke dhe pres që të fillojë punë për të paktën 15 deri në 20 ditë. Duhet të vijë këtu porositësi që të firmosim kontratën sepse problem me kompanitë greke tani është që nuk të likuidojnë edhe nëse bëjnë porosi?
Çdo të thotë kjo?
Meqenëse janë në krizë nuk bëjnë likuidimet. Kam pasur një porositës më përpara dhe më la shumë për të shlyer. Më përpara kemi funksionuar kështu: vinte porosia, e bënim, më pas dërgohej sërish malli tek porositësi, bëhej vlerësimi dhe ai paguante për punën e bërë. Kurse tani, do ti them, hajde këtu, merre mallin në dorëzim këtu, pra verifiko cilësinë dhe sasinë e m allit të kërkuar dhe bëj likuidimin, ndryshe nuk mund të punohet më.
Sa kohë kanë në këtë gjendje fabrikat e prodhimit të veshjeve në qarkun e Gjirokastrës?
Mund të them gjashtë apo tetë muaj, në përgjithësi.
Çfarë ka ndodhur me punonjësit gjatë kësaj periudhe që kanë qenë mbyllur këto fabrika?
Punonjësit kanë dalë në asistencë një pjesë, kurse një pjesë tjetër janë rregulluar nëpër fabrika të tjera, dmth nëpër mobileri apo biznese të vogla. Disa kanë filluar punë të tjera, kurse disa janë në shtëpi duke marrë asistencë.
Sa është numri i punonjësve që e kanë pësuar nga situata e vështirë që po përjetojnë bizneset e fasonit në qarkun tuaj?
Janë rreth 300 punonjës që u shkëputën në qarkun e Gjirokastrës.
Pozicioni që ju mbani ju bën të mundur edhe informacion në lidhje me ecurinë e aktivitetit të biznesit në përgjithësi në qarkun tuaj, si paraqitet situata edhe në bizneset e tjera përveç fasonit?
Ne kemi një fabrikë të madhe të prodhimit të plastikës në qark dhe ajo ka rënie të shitjeve. E para për shkak të krizës, por edhe rënie për faktin se tregu është ngopur tashmë me këto produkte. Ulje të shitjeve kanë edhe ndërmarrjet që prodhojnë gurë, siç janë përshembull gurët dekorativë. Pjesa më e madhe ka pas qenë eksportuar në Greqi dhe situata merret me mend. Eksportojnë pak edhe në Itali.
Si e parashikoni situatën në vazhdim?
Po presim që të rregullohen gjërat. Partnerët tanë në Greqi po shohin nëse marrin ndonjë kërkesë nga shteti pasi për tregun nuk punon dot. Punojmë kryesisht për prodhimin e veshjeve të policisë, ushtrisë, marinës greke etj.
Po për tregun vendas apo shtetin shqiptar nuk mund të punoni?
Këtu është ende amulli, ska kontroll, hyjnë mallra pa doganë. Për sa i përket shtetit tonë, unë dua ta kem të sigurt që do të marr paratë, këtu të vonojnë. Kam 50 veta në punë dhe mjafton që të mos likuidojnë një faturë dhe marr fund.
Falimentojnë fabrikat e tekstileve në Jug
Përveç rënies së dërgesave, kriza e vendeve fqinje si Greqia dhe Italia po transferohet edhe në një formë tjetër në vendin tona, me pasoja edhe më të rënda. Prej thuajse një viti, fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në po përballen me probleme të thella financiare aq sa janë detyruar të ndërmarrin shkurtime të forta në numrin e punonjësve.
Efekti i madh i kësaj situate në familjet shqiptare vjen për shkak të numrit të vajzave dhe grave që janë të punësuara në këtë sektor. Statistikat tregojnë se në vend ekzistojnë rreth 400 fabrika të mëdha apo të vogla që prodhojnë veshje dhe këpucë duke punësuar më shumë se 100 mijë persona në të gjithë Shqipërinë. Niveli i pagave që marrin këto punonjës është më afër pagës minimale. Në këto kushte, mjafton një lëvizje e vogël në treg për ti bërë familjet që varën nga puna në fabrikat në fjalë grupin më të rrezikuar nga efektet e krizës.
Rënia e aktivitetit të këtij sektori pasqyrohet në Treguesit e Tregtisë së Jashtme për muajin prill të publikuar nga Instituti i Statistikave. INSTAT raporton se ky sektor eksportoi rreth 900 milionë lekë ose 4 për qind më pak mall gjatë janar-prillit 2012 krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2011. Rënia vjen për shkak të uljes së kërkesës nga vendet e BE-së, nga e cila vijnë edhe porositë më të mëdha të fabrikave të këtij lloji në vend.
Bardhi Sejdarasi, President i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve shpjegon se numri i ndërmarrjeve të fasonit të deklaruara të mbyllura mund të jetë më i madh nga sa raportohet. Në Korçë, Gjirokastër, Berat, Devoll, Elbasan, Pogradec, Lezhë, Vlorë etj., një numër i konsiderueshëm ndërmarrjesh janë pa punë aktualisht, por me shpresën e pritjes për lidhjen e ndonjë kontrate të përkohshme. Në Gjirokastër, edhe pse mund të mos ketë të deklaruar ndërmarrje të mbyllur sipas legjislacionit, ndërmarrja më e madhe me rreth 100 të punësuar sot ka në punë vetëm katër prej tyre, – shpjegon ai.
Në Korçë gjendja është më e vështirë sipas tij. Kjo për shkak se kompanitë e këtij rrethi kanë punuar me kontraktorë grekë që kanë falimentuar ose janë larguar nga tregu shqiptar, duke punuar me cikël të mbyllur brenda Greqisë, pa pasur nevojën e krahut të lirë të punës së Shqipërisë. Në terma numerikë janë raportuar rreth 50 ndërmarrje të mbyllura, por numri i tyre është më i madh. Dhe ka arsye ligjore mosdeklarimi i mbylljes së një ndërmarrjeje dhe po ashtu edhe pushimi i deklaruar nga puna i të punësuarve, – vijon ai.
Përveç numri të madh të të punësuarve, sektori i fasonit sjell edhe të ardhura të konsiderueshme gjatë një viti në buxhetin e shtetit. Edhe pse pjesa e eksportit të tekstileve ka rënë në raport me totalin e eksporteve shqip