Meta: Tani Presidenti, pastaj tri reformat e tjera

Gjatë një konference, Meta theksoi se tani, çështje që duhet të zgjidhet me shpejtësi është ajo e Presidentit të ri të vendit, duke nënvizuar sërish kreu i Shtetit duhet të zgjidhet me konsensus.
“Katër çështjet janë theksuar nga LSI-ja për një kohë të gjatë dhe jo vetëm. Ato janë theksuar nga përfaqësuesit ndërkombëtar. Çështja është që pas dy ditësh ne duhet të shkojmë të votojmë për një kandidat. Këto nuk mund të bëhen për 48 orë. Do të ishte me interes të përqendrohemi tek çështja e Presidentit dhe të dilet me një zgjidhje. Besoj se një çështje e tillë e zgjidhur e çështjes së Presidentit dhe më pas do të vazhdojmë me reformat e tjera”, theksoi ai.
Kreu i LSI-së u shpreh se forca e tij politike është e gatshme të paraqesë edhe emra në Parlament për garën presidenciale. “Jemi të gatshëm që të paraqesim edhe emra. Nuk mendoj se Shqipëria nuk ka emra, por e rëndësishme është që të ketë vullnet për të zgjedhur një president që të jetë një partner i besueshëm për klasën politike dhe të ketë respekt për institucionet kushtetuese. Shqipëria ka emra shumë të mirë dhe ne jemi të gatshëm të diskutojmë edhe për parime. Pas dy ditësh duhet bërë edhe votimi i parë dhe shpresoj dhe i fundit. Ne mendojmë se nuk ka kohë për të zgjidhur çështjet që mund të ishin përpara disa javësh”, nënvizoi ai.
I pyetur për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, Meta nuk pranoi të fliste drejtpërdrejt për këtë temë, por u shpreh se partia e tij është një forcë pozitive dhe nuk është momenti për të diskutuar për tema të tilla. “Ne shprehim keqardhjen për çdo retorikë konliktuale, pasi këto nuk janë investime pozitive për proceset që duhet të ndodhin. Ne nuk duhet të synojmë krizën, kur flasim për konsensuse dhe së dyti, negociatorët të mos shndërrohen në korrierë. Duhen zgjidhje dhe ka zgjidhje, të cilat duhen bazuar mbi kritere dhe më pas mbi emra që nuk i mungojnë Shqipërisë edhe në fushën e drejtësisë, diplomacisë, politikë dhe fushën civile. Kemi shumë emra për të kryer këtë detyrë”, u shpreh ai. Për sa i përket rolit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për heqjen e moratoriumit të skafeve, Meta u shpreh se më parë do të bëhej një konsultim me ministrin e Brendshëm. “Ne mirëkuptojmë çdo iniciativë dhe nuk e paragjykojmë. Për, në rastin konkret do të na duhet të bëjmë një konsultë me ministrin e Brendshëm”. /S.Ll/Start/
2012-05-28 15:03