“Personat me aftësi të kufizuar, më të margjinalizuarit”

Avokati i Popullit, u shpreh se ato janë pjesë e rekomandimit 11, të përcaktuar nga BE për Shqipërinë, dhe në këtë kontekst por jo vetëm, zhvillimet në legjislacionin dhe politikat për personat me aftësi të kufizuara, si dhe zbatimi i tyre, kanë qenë objekt i diskutimeve, vlerësimeve dhe rekomandimeve të institucionit të AP.
“Personat me aftësi të kufizuar mbeten ndër shtresat më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare, duke iu mohuar aksesi. Ata kanë pak shpresë për të shkuar në shkollë, për të gjetur një punë, për të patur shtëpinë e tyre, për të krijuar familjen e tyre dhe për të pasur fëmijët e tyre, për të shijuar një jetë sociale, apo edhe për të votuar. Për shumicën dërrmuese të personave me aftësi të kufizuar, dyqanet, lehtësirat publike dhe ato të transportit, por edhe informacioni, janë përgjithësisht shumë të vështira për t’u aksesuar. Ndërsa korniza ndërkombëtare e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara ka ndryshuar jetë njerëzish në një pjesë të mirë të shteteve europiane apo të globit tonë, tek ne kjo kategori personash nuk ka gëzuar të njëjtat përfitime”, tha Totozani. /Start
2012-06-25 11:37