E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët e kryeministrit “gjobisin” deputetin Tahiri

Gjykata e Tiranës vendosi këtë masë ndaj deputetit të opozitës, pas padisë së ngritur ndaj tij nga dy fëmijët e kryeministrit Berisha, përkatësisht Argita dhe Shkëlzen Berisha.

Ata ngritën padi ndaj Tahirit për shpifje dhe fyerje, pas deklarata të këtij të fundit rreth dy viteve më parë në Kuvend, duke i akuzuar fëmijët e kryeministrit si të përfshirë në afera korruptive.

Deputeti socialist i qëndron ende akuzave të tij, teksa pretendon se zotëron dokumente që faktojnë se dy fëmijët e kryeministrit janë të përfshirë në afera korruptive. Ai madje i ka dërguar edhe një letër ambasadës amerikane për këtë çështje. /Start/

                                                                                             2012-06-25 13:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›