“Policimi në komunitet kërkon komunikim”

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme, si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Kroacia, Zvicra, si dhe nga OSBE dhe SEPCA. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, theksoi se “të gjithë ne e dimë se motoja e Shërbimit Policor është “ të shërbejmë dhe të mbrojmë” por unë do të doja të shtoja edhe të “komunikojmë dhe të ndërveprojmë” me publikun e komunitetin në shërbim të të cilit jemi”.
“Një ndër prioritetet e punës së Policisë është parandalimi i krimit e pastaj luftimi i tij. Pikërisht në këtë kuadër do të nënvizoj se Policimi në Komunitet ka një rëndësi të jashtëzakonshme në punën e policisë për të kuptuar se cilat janë shqetësimet e publikut si edhe të bashkëpunojmë me komunitetin për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme”, theksoi ai.
Ndërkohë përfaqësuesi i SEPCA-s, z. Stanislav Bezovsky u shpreh se “shërbimet policore, anëtare të SEPCA-s, e kanë piketuar Policimin në komunitet si një nga rolet më të rëndësishme dhe një nga reformat më të rëndësishme për t’u kryer në shërbimet tona të policisë, në mënyrë që ato të orientohen jo vetëm drejt qeverisjes, por edhe ndaj njerëzve”.
Vlerësime për zhvillimin e këtij aktiviteti janë dhënë edhe nga përfaqësuesi i OSBE-së, z. Guy Vinet, i cili shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në takime të tilla ku krijohet mundësia për të takuar njerëz që punojnë dhe i shërbejnë komunitetit të tyre.
“Policimi në komunitet është shumë i rëndësishëm për lidhjen kryesore mes policisë dhe komunitetit. Përkufizimi i termit “Policimi në Komunitet” mund të artikulohet dhe adaptohet në shumë mënyra, por për OSBE-në, Policimi në komunitet është një filozofi dhe një strategji që promovon partneritetin dhe bashkëpunimin midis policisë dhe komunitetit në mënyrë që të identifikohen dhe reduktohen krimet, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës dhe të drejtës për këdo. Kjo strategji përfshin pa dallim zonat rurale, grupe njerëzish me interesa të përbashkëta dhe mua më pëlqen që “Policimi në komunitet”, të përkufizohet si një filozofi pune.”, theksoi z. Vinet.
Gjatë këtij aktiviteti, i cili do të zhvillohet për dy ditë me radhë, në datat 4 - 5 tetor, do të ngrihen edhe grupe të përbashkëta pune me pjesëmarrësit në Forum, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe ballafaqimin e ideve ne lidhje me Policimin në Komunitet. /Start/
2011-10-04 17:11