Halimi: Pavarësia e gjyqësorit, themelore për qeverinë shqiptare

Pjesëmarrës në këtë forum ishin Komisionerja e BE-së, Cecila Malmstron dhe Ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor.
“Ka ikur ajo kohë kur në krye të gjykatave ishin politikanë. Tashmë prurjet në gjyqësor do të jenë vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Nuk do të ketë më deputetë pjesëtarë në gjykata”, tha Halimi. Ministri Halimi, duke u ndalur tek reforma në sistemin gjyqësor, theksoi se, Ministria e Drejtësisë ka në plan hartimin edhe miratimin e një paketë ligjesh në parlament për rritjen e pavarësisë". Sa i përket transferimit dhe promovimit të gjyqtarëve, një çështje shqetësuese dhe delikate për gjyqësorin, ministri u shpreh se, është një proces në të cilin po punohet nga KLD.
Ministri Halimi theksoi gjithashtu faktin se, ligjet për reformën në drejtësisë si dhe vendimet që prekin rritjen e rrogave të gjyqtarëve nuk bëhen pa vullnetin e opozitës. Kreu i ministrisë së Drejtësisë, Halimi u shpreh edhe për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, duke deklaruar se politika do të këtë zero influencë në zgjedhjen e tij.
Në përfundim të fjalës së tij, ministri Halimi vuri ë dukje angazhimin e dikasterit të tij për përmirësimin e infrastrukturës të sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se brenda vitit që vjen do të nisë puna për ndërtimin e pallatit madhështor të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, gjatë dy ditëve të zhvillimit të Forumit zhvilloi edhe një takim dy palësh me Ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, të cilit i propozoi ngritjen e një grupi pune për nënshkrimin e një marrëveshje ndërkombëtare, me qëllim rritjen e efiktivitetit të luftës ndaj krimit të organizuar, si një qëllim i përbashkët mes dy shteteve. /Start/
2011-10-04 17:04