Kukës, aksidenti i merr jetën një 45-vjeçari

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Ura 16-orëshe”, rreth tre kilometra larg qytetit të Kukësit.
Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur ndërsa udhëtonin nga Kukësi në drejtim të Morinit. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Gazmend Korbi, 45 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë, burrë e grua, të cilët po udhëtonin me automjetin e tyre.
Ndërkohë, nga policia rajonale e qarkullimit rrugor është ngritur menjëherë një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit me të cilin udhëtonte viktima dhe humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit.
/Start/E.B/
2011-10-04 21:45