Arrestohet në Kukës një nga 5 më të kërkuarit në SHBA

Në pranga ra rreth orës 16:00 shtetasi nga Kosova, Haki Kelmendi, i lindur në Serbi dhe shumëkërkuar nga SHBA-ja për veprën penale të trafikut të qenieve njerëzore.
Burime zyrtare të policisë së kufirit bëjnë të ditur se ndalimi i tij është kryer ndërsa ai tentonte të hynte në Shqipëri pas kontrollit të dokumenteve të tij në sistemin TIMS, ku është konstatuar se ishte person shumë i kërkuar nga SHBA-ja.
Ky person rezulton një nga pesë personat më të kërkuar të SHBA për trafik të qenieve njerëzore. Të njëjta burime tregojnë se këtij personi i janë gjetur sasi të mëdha dollarësh për të cilat, policia po bën verifikimet e duhura. Vetëm gjatë këtij viti në doganën e Morinit janë ndaluar 8 persona të shpallur në kërkim. /Start/
2011-10-04 17:34