Iran, sot hyn në fuqi embargoja evropiane e naftës

Ministri iranian i Naftës, Rostam Ghassemi, duke konfirmuar se sanksionet nuk do të kenë asnjë efekt mbi Iranin tha se “Teherani është i gatshëm për t'i bërë ballë embargos evropiane të naftës që hyri në fuqi sot”.
"Zbatimi nga armiqtë tanë i sanksioneve duke nisur nga sot nuk përbën problem, ato nuk do të kenë asnjë efekt sepse qeveria ka marrë vendimet e nevojshme dhe është plotësisht e gatshme për t'i bërë ballë'', konfirmoi Ghassemi, cituar sot nga media.
"Nafta iraniane vazhdon të shitet në tregjet ndërkombëtare dhe vetëm një pjesë e eksporteve drejt Evropës është ndërprerë'', deklaroi ministri duke konfirmuar se Irani ka gjetur klientë të rinj për të zëvendësuar Evropën./Start/
2012-07-01 13:49