“Shteti” i shkakton shtetit 6.9 miliardë lekë dëme
Kjo shumë është nxjerrë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë kontrollove të ushtruara gjatë vitit 2008 dhe gjysmës së këtij viti. KLSH bën me dije se dëmi më i madh është shkaktuar gjatë shitjes ose dhënies me qera të pronave publike.
Ky dëm është rreth 3.1 miliardë lekë ose sa 45 përqind e gjithë dëmit të shkaktuar gjatë një viti e gjysmë. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit pjesën më të madhe të shpërdorimit e zë kompania “Albpetrol”, e cila ka shkaktuar një dëm financiar prej 2.6 miliarde lekësh, që është sa 1/3 e gjithë dëmit total.
Shpërdorime të mëdha vihen re edhe tek Ministria e Mjedisit dhe më pas porti i Durrësit. Për sa i përket prokurimeve publike, sipas KLSH-së, dëmi i shkaktuar nga administrata shtetërore është rreth 331.7 milionë lekë, ku nga shpërdorimet Drejtoria e Rrugëve ka pjesën më të madhe.