KESH depoziton 2,5 milionë kilovat orë energji në Kosovë
10/11/2009 Beqiri: Nëse reshjet vazhdojnë do të eksportohet drejt vendeve të rajonit
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare depoziton energji në Kosovë. Për shkak të reshjeve të bollshme të shiut gjatë ditëve të fundit niveli i ujit në kaskadën e lumit Drin është rritur ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të strukturave të KESH-it. Ashtu si edhe mendohej nuk janë bërë derdhje të ujit të liqenit, por ka nisur depozitimi i energjisë të prodhuar. Ka qenë vetë zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Leonard Beqiri, i cili ka bërë të ditur lajmin se KESH-i ka vendosur të depozitojë 2.5 milionë kilovat orë energji në Kosovë. Sipas tij, për të shmangur derdhjet e ujit, nëse kjo situatë do të vazhdojë do të ndiqet e njëjta praktikë depozitimi me vendet të tjera në rajon. Ai siguroi se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bashkë me strukturat e tjera në bazë vazhdojnë të punojnë 24 orë në ditë për të tejkaluar situatën e krijuar.
Situata
Vetëm dy ditë më parë ministri i METE-s, Dritan Prifti, urdhëroi ngritjen e një grupi pune për të menaxhuar situatën. Në përbërje të tij janë drejtues dhe ekspertë të këtij dikasteri, KESH-it, OST-së dhe OSSH-së. “Duke u punuar në mënyrë të vazhdueshme për 24 orë nga Grupi i Punës dhe nga të gjitha strukturat e tjera në terren, u arrit që situata të menaxhohej mjaft mirë. Duke qene se kuota në Fierzë ishte 284. 5 metra, në Koman 174.6 metra dhe në Vaun e Dejës 75.41 metra duhej bërë kujdes për menaxhimin për një shfrytëzim maksimal të prurjeve që pritej të vinin, me qëllim që të mos derdhej ujë nga portat dhe tunelet e shkarkimit. Si rezultat, u arrit që të plotësoheshin nevojat e vendit dhe të realizohej një depozitim prej rreth 2.5 milionë kilovat orë energji elektrike në Kosovë”, - u shpreh zëvendësministri Beqiri, i cili kryeson grupin e punës.
Defektet
Për shkak të motit të keq nuk kanë munguar edhe defekte në rrjet, por që janë riparuar në kohë. Kjo pasi furnizimi pa ndërprerje i konsumatorëve me energji elektrike mbetet prioritet kryesor i punës së specialistëve të energjetikës. “Nga Grupi i Punës u ndoq dhe riparimi i defektit të Linjës 220 kilovolt Fierzë – Koman, ndodhur si rezultat i kohës së keqe në atë zonë. Gjetja dhe riparimi i këtij defekti u bë në një kohë rekord, po të kemi parasysh terrenin në të cilin shtrihet kjo linjë. Defekti në kabinën e stacionit të pompimit të Gocajt në Shkodër, që çoi në djegien e transformatorit të kësaj kabine, u eliminua brenda dy orësh, me gjithë pozicionin e vështirë të kabinës dhe kohën e keqe, në të cilën u desh të punohej”,- tha Beqiri. Grupi i punës dhe strukturat e OSSH-së kanë punuar sipas tij, edhe për furnizimin normal me energji të hidrovorëve të mëdhenj apo stacioneve të heqjes së ujërave.