Reshjet nuk shkaktojnë dëme në kulturat bujqësore
10/11/2009 Bujqësia me buxhet më të lartë
Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se pavarësisht përmbytjeve në shumë zona, kulturat dhe prodhimet bujqësore nuk janë dëmtuar dhe të gjithë hidrovorët janë furnizuar pa ndërprerje me energji elektrike. “Sa i takon situatës së fundit të reshjeve, të cilat kanë kaluar mbi 200 milimetër në ditët e fundit janë shkaktuar përmbytje në zonën e Ulët duke filluar nga Durrësi deri në Shkodër. Gjendja ka qenë e përkeqësuar veçanërisht në zonat e Lezhës për shkak të ndërtimeve pa leje në dy anët e autostradës. Gjatë gjithë kësaj kohe hidrovorët kanë qenë në gatishmëri në plotë dhe të furnizuar 24 orë me energji elektrike, me përjashtim të një ndërprerjeje të vogël të ndodhur të premten në mbrëmje në hidrovorin e Porto Romanos në Durrës. Nuk evidentohen dëmtime të kulturave të të mbjellave bujqësore, kjo edhe sepse jemi ende në mes të sezonit të mbjelljes së kulturave të vjeshtës”, - tha dje Iva Tiço, zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë. Ndihmë kanë qenë ndërhyrja për thellimin dhe zgjerimin e në lumit Drin të Lezhës, pastrimi i kolektorëve të tjerë kullues që është bërë gjatë kësaj vere. Sa i takon projektbuxhetit 2010, sipas saj, për sektorin bujqësor parashikohet rritje prej 11 për qind, ose nga 60 milionë dollarë që ishte në vitin 2009 arrin në 66.7 milionë dollarë për vitin 2010.