Rritje ekonomike pozitive për një periudhë afatgjatë
10/11/2009 Banka e Shqipërisë
Perspektiva afatgjatë e zhvillimit të ekonomisë shqiptare mbetet pozitive. Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj konstaton se qëndrueshmëria makroekonomike dhe besimi mbi sistemin financiar shqiptar, para së gjithash janë rrjedhojë e politikave të përgjegjshme makroekonomike dhe financiare të ndërmarra në vazhdimësi këto vitet e fundit. “Stabiliteti makrofinanciar është një pikënisje e mirë për nxitjen e zhvillimit të vendit në periudhën e ardhshme. Në një masë të madhe, ky zhvillim do të varet nga aftësia e ekonomisë shqiptare për të tërhequr fonde, të cilat do të mbështesin rritjen e saj”,- theksohet në raport. Ekspertët e bankës shpjegojnë se në këtë drejtim do të ndihmojë edhe ulja e normës bazë të interesit për lekun, ndërmarrë pak kohë më parë nga Këshilli Mbikëqyrës. “Lehtësimi i kushteve monetare ndërmerret në përputhje me dinamikën e zhvillimeve ekonomiko-financiare në vend, në partnerët tanë kryesorë dhe më gjerë në ekonominë globale. Ky vendim përbën një stimul të ri për zhvillimet ekonomike në vend, duke synuar një ulje të mëtejshme të kostos së financimit të ekonomisë”,- evidentohet në raport. Sipas Bankës së Shqipërisë, në horizontin afatmesëm, ecuria e kreditimit të ekonomisë do të ketë një rëndësi prioritare. Stabilizimi i treguesve të likuiditetit dhe atyre të bilancit të sistemit bankar duhet t’i hapë rrugë procesit të kreditimit, sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë.