E Shtunë, 31 Tetor 2026

“TOEFL-i”, studentët e Elbasanit paralajmërojnë grevë urie

Rreth 100 studentë, nga 450 të regjistruar në degë të ndryshme për mastera shkencorë e profesionalë  në këtë Universitet,  paralajmërojnë protesta të tjera në ditët e ardhshme deri në grevë urie.

Studentët thonë se kanë studiuar gjuhët e huaja, frëngjisht apo italisht  dhe në këtë mënyrë është e pamjaftueshme koha për të nisur gjuhën angleze. Këtij detyrimi duhet t’i nënshtrohen edhe ata që do të përfundojnë studimet për master shkencor në vitin akademik 2011-2012. Edhe në universitete të tjera të vendit janë paralajmëruar protesta kundër këtij vendimi.

Studentët pretendojnë se vendosja e kriterit të detyrueshëm për t’iu nënshtruar Toefl-it, ka të bëjë edhe me favorizime të subjekteve private të ndryshme. Aktualisht, Universiteti i Tiranës është i vetmi universitet në vend që ka marrë të drejtën për administrimin e këtij testi që njihet ndërkombëtarisht.

Ndërsa  zyrtarisht  është deklaruar  se studentët me patjetër  duhet t'i nënshtrohen  testit të TOEFL-i.  Ky  është një detyrim i përcaktuar me ligj,  i cili  ka hyrë në fuqi në 2010 dhe i detyron të gjithë studentë  që nisin studimet për master shkencor apo profesional se nuk mund ta marrin diplomën nëse më parë nuk marrin një notë kaluese në testin e TOEFL-it.  /Start/

                                                                                             2012-02-08 14:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›