Arrestimet e dy italianëve, policia jep detaje

Nga operacioni “Furtuna”, u arrestuan shtetasit Giuseppe Margiotta , 33-vjeç, si dhe Franco Gallucci, 31–vjeç, të dy banues në Leçe.
Policia hetoi tre vjedhje të argjendarive gjatë janarit dhe fillimit të këtij muajit, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Gjithashtu, ata kanë vjedhur edhe para shtetasve të ndryshëm. Policia sekuestroi dy automjete, tip HYNDAI, të cilin gjatë ecurisë së hetimit rezultoi se shtetasit e lartpërmendur e kishin marre me qira para pak ditësh si dhe automjetin tip Mercedes Vito, në pronësi të shtetasit Giuseppe Margiotta.
Gjatë hetimeve, policia sekuestroi disa dokumente me gjeneralitete te falsifikuara, ku shtetasi Franco Gallucci i përdorte ne vend kalime kufitare. Gjatë verifikimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Zyrën Ndërlidhëse Interforze të Policisë italiane në Shqipëri, rezultoi se shtetasi Franco Gallucci, ishte i shpallur në kërkim për llogari të autoriteteve italiane të drejtësisë, për veprën penale të vjedhje me dhunë. /Start/
2012-02-08 15:09