E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, arrestohet një mjek për mitmarrje

Operacioni i koduar “Invalidi”, përfundoi me arrestimin e doktorit Jani Qirjaqi, 65-vjeç, i cili u arrestua në flagrancë teksa po merrte 25 mijë lekë të reja në këmbim të një raporti për kemp.

Policia tha se mjeku me profesion Reumatolog në Spitalin e qytetit,  i ka marrë shumën prej 25 mijë lekë të reja shtetasit B. D., në këmbim të dhënies së raportit mjekësor të invaliditetit KEMP për babain e tij. 

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi gjatë kontrollit personal ju gjet dhe sekuestrua shuma prej 25 mijë lëkësh. Gjithashtu nga provat e grumbulluaraa nga strukturat e policisë ka rezultuar se ky shtetas këtë praktikë kriminale e ka ndjekur edhe në disa raste të tjera të mëparshme.

Materialet procedurale do ti referohen prokurorisë së Rrehtit Gjyqësor Sarandë për kopetencë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

                                                                                             2012-02-08 15:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›