E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Edhe 1000 ish-të përndjekur do të dëmshpërblehen

Nishani ishte i pranishëm sot në komisionin parlamentar të Ligjeve, nga ku është pyetur se  sa vjet do të mbyllet procesi i dëmshpërblimit financiar për këtë kategori, ministri Nishani u përgjigj se "ka një plan, bazuar  mbi ligjin e miratuar, që brenda 8 viteve të realizohet shpërndarja e të gjithë mbështetjes financiare apo kompensimit financiar për të dënuarit politikë".

"Aktualisht, po punohet me intensitet në Ministrinë e Drejtësisë, nga sektori përkatës dhe deri tani janë mbi 3500 kërkesa të realizuara dhe të kaluara me vendim qeverie, ndërsa është në përfundim një tjetër vendim qeverie me 500 kërkesa të tjera që kanë përfunduar të gjithë procesin e  plotësimit të dosjeve sipas ligjit. Ne do të tentojmë që brenda këtij viti të realizojmë 1000 mijë kërkesa të tjera", tha ministri i Drejtësisë, i pranishëm sot në komisionin e Ligjeve për p/buxhetin e vitit 2010 në fushën e sistemit të drejtësisë. 

Lidhur me kompensimin e familjarëve të personave të ekzekutuar pa gjyq, z. Nishani tha se  dëmshpërblimi për këtë kategori do të mund të fillojë me t'u mbyllur procedurat e nevojshme ligjore. "Nga pikëpamja proceduriale ne kemi qënë dhe mbetemi në negociata të vazhdueshme me ministrinë e Financave, e cila na ka garantuar se në  momentin që plotësohet pjesa e akteve të duhura nënligjore për këtë qëllim, pa dyshim që do të ketë dhe rialokim të buxhetit për të filluar menjëherë dëmshpërblimin e tyre", tha Nishani.

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë i arkorduar nga qeveria për vitin 2010 është 475 milion lekë, ose rreth 8% më i lartë se ai i vitit 2009. Përveç zërit të pagave dhe shpenzimeve, një numër fondesh janë parashikuar për investime në sistemin e burgjeve, për kompensimin e ish-pronarëve, dixhitalizimin etj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›