Klosi: Importi i plehrave monumenti i pavarësisë

“Me vendimin e djeshëm, Arben Ristani tregoi se është një ushtar i bindur e vegla e Saliut për të ngritur pushtetin mbi votën e vjedhur. 65 mijë qytetarët që firmosën për të kërkuar të drejtën e tyre legjitime të referendumit, e qindramijëra të tjerë që i mbështesin kuptuan dje se për Arben Ristanin dhe përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ e ardhmja e Shqipërisë nuk vlen aspak krahasuar me paratë që do përfitohen nga futja e gjithfarëlloj plehrave në Shqipëri”, tha deputeti Blendi Klosi.
Ai shtoi se vendimi i djeshëm i Ristanit është një shkelje e hapur e Kushtetutës së Republikës, e cila u jep 50 mijë shqiptarëve të drejtën për të thërritur një Referendum për një çështje kaq madhore siç është moslejimi i importit të plehrave.
“Dje, përmes atij vendimi sa absurd aq edhe kriminal, Arben Ristani dhe Sali Berisha u bënë palë me plehrat, por Partia Socialiste siguron jo vetëm grupin nismëtar për mbështetje maksimale që ky vullnet referendar i qytetarëve të zakonshëm të realizohet, por edhe çdo qytetar të këtij vendi se vendimi i parë pas fitores së zgjedhjeve të ardhshme do të jetë anulimi i këtij ligji, që për interesa të pushtetit synon ta kthejë Shqipërinë në një kosh plehrash. Sot është e qartë, se e vetmja dhuratë që Sali Berisha ka ndërmend t’i bëjë Shqipërisë në 100 vjetorin e pavarësisë, nuk është as godina e re e parlamentit, as stadiumi i ri, as statujat, por thjesht dhe vetëm një monument i madh me plehrat e botës”, shtoi ai. /Start/
2012-06-29 15:33