84% e votuesve vlerësim pozitiv për qeverinë
11/01/2010 Sondazhi i “Zërit të Amerikës”
“Zëri i Amerikës” në shqip ka zhvilluar një sondazh në faqen e saj të internetit në lidhje me përballimin e situatës në zonat e përmbytura. Pyetjes: “Mendoni se qeveria po i përgjigjet si duhet situatës së përmbytjeve në Shqipëri?” 84 për qind e të votuesve i janë përgjigjur pozitivisht, 13 për qind i janë përgjigjur negativisht, ndërsa 2 për qind nuk dinë të japin një përgjigje. Edhe shumica e komenteve në këtë sondazh shprehin vlerësim pozitiv për përballimin e situatës nga qeveria.