Arrestohet përdhunuesi palestinez i shqiptares
11/01/2010 Përdhunim në Vitin e Ri
FIRENCE- Një 20-vjeçar nga Palestina, por me banim në Firence të Italisë, u arrestua dje sepse kishte përdhunuar një vajzë shqiptare 25 vjeçe. Gjithçka kishte ndodhur në datën e ndërrimit të viteve, kur Yassir Mohamed, përfitoi nga rasti, kur vajza 25 vjeçe shqiptare, kishte kaluar pranë stacionit të trenit Rifredi. Aty ajo u sulmua nga 20-vjeçari palestinez, i cili mesa duket i kishte zënë pritë. Vajza e ka bërë denoncimin që pak minuta pasi u përdhunua, rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa arrestimi i palestinezit u mundësua vetëm ditën e djeshme, teksa ishte duke u larguar nga Italia për në Francë. Aktualisht ai ndodhet në burgun Solliçiano, ku po pret dënimin.