E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji i jep Finiqin PBDNJ-së

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fituesin në komunën Finiq, duke shpallur në mënyrë përfundimtare fitues kandidatin e PBDNJ-së, Sokrat Spiro. Kështu, Kolegji i mbledhur dje ka lënë në fuqi vendimin e KZAZ-së dhe nuk ka marrë parasysh qëndrimin që mbajti shumica e djathtë në KQZ, e cila nëpërmjet hapjes së kutive kërkon të nxjerrë fitues kandidatin e partisë tjetër minoritare, MEGA. Gjatë ditës së djeshme, Kolegji ka lënë në fuqi vendimin tjetër të KQZ-së për zgjedhjet në Komunën Kolsh, duke rrëzuar kërkesën ankimore të PD-së. Po gjatë ditës së djeshme, KQZ ka zhvilluar një mbledhje të posaçme, ku ka caktuar të dielën e ardhshme si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet në komunën Shalë të qarkut Shkodër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›