E Diel, 1 Nëntor 2026

SATIRE/Keshilli i Ministrave.org qetëson popullin për lajmin e vdekjes së kryeministrit. Berisha: Vdekja ime historike, ndodh 1 herë në 100 vjet

Policia e Kryeministrit pas aksionit te koduar Fut Kodin, Shtyp Enter ka arritur te zbuloje nje grup armiqesor diversantesh ku kater prej tyre u arrestuan ne flagrance duke ngjitur trakte kamuniste ku njoftohej se ka vdekur Sali Berisha.

Kater te rinjte i perkisnin organizates terrorriste Rinia Aktive dhe sipas tyre me ane te disa posterave njoftohej vdekja e kryeministrit duke ironizuar indiferencen e kryeministrit Berisha ndaj ngjarjeve te fundit duke perfshire edhe greven e minatoreve te Bulqizes.

Edhe disa kohe me pare po keta mistreca nga Rinia Aktive futen hundet aty ku nuk duhet duke dashur tu jepnin cadra per te kaluar naten disa minatoreve greviste qe po rrinin per qejf te vet tek lulishtja para Kryeministrise.

Kater  aktivistet tashme ndodhen ne qelite e Komisariatit nr.3 ku kane pranuar fajin e rende ndaj kombit se jane rekrutuar pasi u genjyen nga disa persona te panjohur. Shperblimi per ngjitjen e posterave do te ishte me chipsa ne Facebook.

Keshilli i Ministrave.org njofton se lajmi i perhapur per vdekjen e kryeministrit Berisha eshte i rreme dhe i pabazuar ne ligj. Si tille ai nuk mund te zbatohet.

Per kete ngjarje eshte informuar edhe vete kryeministri, i cili ka shprehur deshiren te prese shiritin e inagurimit te ketij ngjarjeje historik qe ndodh 1 here ne 100 vjet. Me pas Berisha eshte shprehur se vdekjen e tij e ka ne dore vetem ay i madhi, i gjithepushtetshmi, dmth kryetari i Keshillit te Ministrave.org.

Ne nje komunikate zyrrtarre te shperndare ne cdo administrate shteterore thuhet se kryeministri Sali Berisha gezon shendet te plote dhe sipas ekipit te doktoreve ai do te rroje 105 deri ne 155 vjet duke mprehur shpatat per situatat.

I gjithe populli shqiptar dhe ai i diaspordhes eshte indinjuar nga ky veprim banditesk i kater djelmoshave dhe i kane derguar qindra-mijera-miliona sms urimi kryeministrit Berisha. Madje edhe pleqte me nje kembe ne varr e kane uruar Berishen Marrsh nga ditet tona.

Per te sfiduar thashethemet mbi vdekjen e tij ne lule te rinise, kryeministri Berisha ka bere te ditur se sapo ka startuar nisma me e fundit Berisha 1 Dite – 1 Rekord ku pjese e kesaj nisme do te jene rekorde te pafundme sportive, politike, historike.

Keshilli i Ministrave.org

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›