E Shtunë, 31 Tetor 2026

ÇM Australi. Masa:”Jam më i fortë”

Felipe Masa do të paraqitet në Australi për të fituar. Viti i tij i dytë te Ferrari nis nën parashikimet më të mira. "Jemi gati për nisur sezonin", thotë 25-vjecari brazilian nga Melburni, ku të premten veturat e Formula Një do të zbresin në pistë për ditën e parë të sezonit të ri. "Vitin e kaluar, në prag të garës së parë shumë njerëz ishin skeptikë për potencialitetin tim. Tani, dymbëdhjetë muaj më pas, me disa fitore dhe disa "pole position" në xhep, mendoj se kam ndryshuar shumë dhe jam më i fortë mendërisht", - shpjegon Felipe, i cili në vitin 2006 mblodhi dy fitore në krah të Mikael Shumaker.
Gjermani këtë vit nuk do të jetë më në drejtimin e "kokëkuqes", por do të bashkëpunojë në mënyrë aktive me ekipin e Marenelis. "Për mua prania e tij është një fakt pozitiv dhe nëse do të vijë në pistën e garave ndonjëherë, unë nuk do të hezitoj t'i kërkoj atij këshilla për ndonjë argument, - pranon Masa. – Sigurisht do të isha i lumtur të më ndihmonte mua, Kimin dhe skuadrën".
Braziliani i lëshon edhe një "shigjetë" dy herë kampionit të Botës, Fernando Alonsos. "Shkojmë në Melborune, në një pistë shumë teknike që më pëlqen shumë, dhe shpresoj se do të jemi ne fituesit", - përfundon Masa

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›