E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imazhi i legjendës Shumaker

Sot, në cirkutin e Melburnit në Australi, makinat e Kampionatit më të ndjekur në Botë do të ndezin motorët. Por, mes tyre tashmë nuk do të jetë një kampion i madh si rekordmeni absolut, gjermani shtatë herë kampion në F1, Mikael Shumaker. Me një karrierë fantastike, të cilin e nisi si pilot profesionist në vitin 1991 me skuderinë Jordan Beneton, e më pas për katër sezone me Beneton, në dy prej tyre kampion bote, për të vazhduar me skuderinë më të adhuruar në mbarë botën: Ferrarin, me të cilin në u bashkua në vitin 1996, për të qenë simboli i "kokëkuqes" për 11 kampionate botërore, prej të cilëve fitoi pesë herë rresht nga viti 2001 deri në vitin 2004, kur ia dorëzoi kurorën e kampionit, spanjollit Fernando Alonso të skuderisë franceze, Reno.
Shumi është mbajtës i thuajse të gjitha rekordeve në Formula 1: shtatë herë kampion (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004); 91 fitoreve absolute, 154 podeve, 68 "pole", 76 xhiro të shpejta, 1369 pikëve. Gjithsesi imazhi i Shumit është i pranishëm në cirkuitet e Formula Një, si një nga drejtuesit kryesorë të Kavalinos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›