Iklestoun: “Mikael më mungon”

Bërni Iklestoun pranoi publikisht se ndjen një lloj zbrazëtie pas largimit të shtatë herë kampionit të botës Mikael Shumaker. "Një person si Mikael dhe që qëndroi gjatë, personalisht më mungon shumë", deklaroi Iklistoun për agjencinë gjermane të informacionit sportiv "SID".
"Për sportin tonë, ai është si Tajgër Uds në lojën e golfit. Kemi nevojë për superyje dhe duhet të gjejmë një".
"Kur Ajerton Sean na la në vitin 1994, shumë thanë: mbaroi Formula Një, por unë besoj dhe shpresoj që F1 është e madhe për cdo pilot", - përfundoi Iklestoun.