9 Tetori, Dita ndërkombëtare e Postave në mbarë botën
Përkujtimi i kësaj feste përkon me nënshkrimin e traktatit të krijimit të këtij unioni nga 15 vendet më të zhvilluara në vitin 1874. UPU është organizmi më i lartë ndërkombëtar i postave i përbëre nga 191 administrata postare, 661. 000 mijë zyra postare në botë, me 5 500 000 punonjës, 445 milionë objekte postare dhe 150 milionë dollarë transferta ndërkombëtare. Posta Shqiptare aderon në këtë union ndërkombëtar që në Mars të vitit 1922 dhe i bashkohet çdo vit përkujtimit të këtij evenimenti të rëndësishëm. Për këtë ditë të rëndësishme posta ka organizuar dje një aktivitet në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të medias së shkruar dhe vizave, personalitete nga fusha të ndryshme si dhe Drejtorë Postash homologe. Aktiviteti ka filluar në orën 10 të paradites së datës 9 Tetor dhe u hap me fjalën e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare Z. Arqile Gorea i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrjen duke thënë se: “Viti qe po kalojmë dhe viti i ardhshëm janë vite të projekteve dhe ambicieve të mëdha për Posten shqiptare. Ne sportelet tona ofrohen një numër mjaft i madh shërbimesh financiare. Së bashku me kudondodhjen e zyrave tona postare, Posta Shqiptare është në prag të implementimit të sistemit bankar brenda Postës Shqiptare (Post-Banka). Harmonizimi i këtyre 2 lloj shërbimeve, atij postar dhe atij financiar së bashku me konceptin e Post shopeve, ka sjellë universalizmin e zyrave tona. Pra qytetari do të gjej në ambientet e Postës Shqiptare një supermarket sherbimesh. Megjithatë kjo ditë kurrsesi nuk mund të mbeste pa u përshëndetur dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Postave botërore Z. Edourd Dayan i cili ndër të tjera tha se mjetet moderne të komunikimit nuk kanë mundur të eklipsojnë shërbimin postar.
10 Tetor 2008