E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pengmarrësi në gjykatë: Kanadezi më kishte 30 mijë euro borxh

05/12/2004  TIRANË – Ardian Alvora, rrëmbyesi i shtetasit shqiptaro – Kanadez, Pluton Diko, do të qëndroj në burg pa afat. U paraqit dje para krimeve të rënda për të rrëfyer historinë e tij të gjatë. Kishte një vitë e gjysëm që kërkonte borxhin, por nuk i ishte kthyer asnjë dollarë. Në këto kushte u detyrua të kryente një veprim që më pas do ta detyronte të dorëzohej në duart e policisë. Ardian Alvora sipas prokurorit Njazi Seferi, është personi që disa ditë më parë mori peng shtetasin Pluton Diko. Ky i fundit me origjinë nga Durrësi, kishte edhe shtetësi Kanadeze. Akuza tha dje se i pandehuri ka kryer me dashje veprën penale të rrëmbimit të personit. Pasi e ka rrëmbyer i pandehuri Ardian Alvora e ka detyruar Pluton Dikon t'i kthej 30 mij dollarë. Përfaqësuesi i akuzës e konsideroi këtë një gjobvënie të pastër. Por vetë i pandehuri ka kundërshtuar. Alvora është shprehur se me Dikon kishte kohë q njihej dhe se që prej një vitë e gjysmë i lutej që t'i kthente borxhin. I pandehuri tha dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda se nuk e mori peng Dikon për t''i vënë gjobë, por qe i detyruar të kryente këtë veprim. Sipas të pandehurit, Diko i kishte marrë 30 mijë dollarë borxh. Pasi ia kishte kërkuar disa herë dhe nuk mori asgjë, i pandehuri, e mori peng i ndihmuar edhe nga dy shokë të tij. E mbajti për disa orë dh enjë mëngjes e la të lirë. Alvora i tha gjykatës se la të lirë pas premtimit se paratë do t'i ktheheshin në mbrëmje. Por nuk qe kështu. Pengu, Pluton Diko sapo ndjeu lirinë, u drejtua në polici përtë bërë kallzim. Dje i pandeuri tha se disa ditë qëndroi në pritje të ndonjë reagimi nga pengu. Ardian Alvora u dorëzua në polici në datë 1 dhjetor. Dorëzimi sipas tij u bë për tu ballafaquar para gjykatës me pengun. Nga ana e krimeve të rënda të mërkurën e kaluar u la seanca e sigurimit të provës, por ajo si pasojë e dorëzimit të Alvorës u shty. Tashmë kjo seancë do të mbahet të martën e javës që vjen. Megjithatë, rrethanat kanë ndryshuar. Sipas të dhënave nga gjykata mësohet se pengu Pluton Diko është larguar nga shqipëria pa mundur të paraqitet në gjykatë në seancën e sigurimit të provës. Vetë i pandehuri u shpreh dje se njeriu që i kishte një borxh prej 30 mij dollarësh tashmë është larguar për në Kanada. Pas dhënies së masës së arrestit me burg pa afat nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i pandehuri Ardian Alvora u shoqërua në ambientet e paraburgimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›