E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 prill 2008- Kryetarja e Kuvendit në Shkodër, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të 2 prillit 1991.


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori  pjesë në aktivitetet e organizuara në përkujtim të ngjarjeve tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër.

E shoqëruar nga deputetë të Shkodrës dhe të zgjedhurit lokalë të këtij qyteti, Kryetarja e Kuvendit bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në memorialin kushtuar 2 prillit 1991, si dhe vendosi kurora në varret e 4 Dëshmorëve të Demokracisë, Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku e Nazmi Kryeziu, të vrarë në vitin 1991 gjatë protestave popullore në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë.


Monumenti që kemi pranë, tha zonja Topalli, flet më shumë se askush tjetër, për atë që jo vetëm katër djem  të Shkodrës sakrifikuan për atë që do të ishte më vonë pluralizmi dhe demokracia në Shqipëri, për dashurinë e madhe,  integritetin, qëndresën, por dhe për shpirtin e madh të sakrificës, që ky qytet, por dhe gjithë Shqipëria vuri në bazë të demokracisë dhe ekonomisë së lirë në vendin tonë. Sot, pas 17 vitesh jemi këtu për të përkujtuar,  për tu përulur  në nderim të Brocit, Cekës, Bishanakut e Kryeziut, të cilët, me sakrificën e tyre bënë të mundur që pas 17 vitesh Shqipëria, të shpresojë të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›