E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan ‘ndahet’ me Interin

Drejtori i Interit, Marco Branca ka bërë të ditur se karriera e Diego Forlanit në klub është shumë pranë përfundimit pasi kontrata e tij pritet të shkëputet.

Uruguaiani iu bashkua Nerazzurrëve para një viti nga Atletico Madrid për 5 milionë euro por nuk shfaqi formë të mirë dhe pësoi lëndime të shpeshta.

“Jemi shumë afër të arrijmë marrëveshje për shkëputjen e kontratës së tij”, deklaroi Branca për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport. Forlan besohet se do ta vazhdojë karrierën në Brazil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›