999-shat
INIDA GJATA Zhaku
Na plasi shpirti! Çdo vit i jetës sonë, në dispozicion të PPSH, PDSH, PSSH, LSISH, PSDSH, PADSH, PDRSH, PDKSH, PRDSH, PDSSH, etj…., etj. Mua më detyrohet PDSH-ja ...pothuajse 9 vjet jetë. Humbur gjatë qeverisjeve të saj. PSSH-ja 9 vjet të tjera. PPSH-ja më ka kushtuar gjithashtu gati 9 vjet jetë. Pra, jeta ime, një GRUPIM NËNTASH dështake. E gjithë jeta ime, peng karrierash, interesash partiake, koalicionesh, lidhjesh e zgjidhjesh. Kombinimi 999-c, më çoi dëm pjesën më të bukur të jetës sime, pra të tërën, duke më ekspozuar pa asnjë prekaucion ndaj çdo lloj rreziku. Duke më mbajtur peng të një vendi të sakatuar fizikisht, e të përdhunuar moralisht. Të një shteti që nuk ka asgjë për të më dhënë mua të shkretës, që nuk më ka mbetur pothuajse asgjë më. Aq shumë më ka tretur e ligështuar ky vend, që për 9+9+9 vite vetëm ka marrë prej meje, gjithë ç’kisha prej të madhit Zot!
Unë kam një pasaportë, e cila nuk më hyn fare në punë, me thënë të drejtën. Sepse, unë nuk kam patur kurrë ndër mend t’u kërkoj njerëzve që rrojnë në qytetërim të më bëjnë ftesa, apo garancira, që unë të pres në radhët e dhimbshme me eurot e vizës në dorë për t’u trajtuar si lypëse nëpër ambasada. As nuk e kam bërë, dhe as nuk kam ndër mend ta bëj ndonjëherë këtë. Më mirë e di se mbes përjetësisht në Shqipëri, se sa të depersonalizohem përpara faktit që s’mund të rroj si qytetare e botës, meqë kam fatin e zi të jem qytetare e Shqipërisë.
Vitet e mija janë djegur prej Udhëheqësve që qytetet i shndërruan në fshatra, fshatrat në bataqe betoni, rrugët në qorrsokaqe dhe kufijtë në tela me gjemba. Udhëheqësve, që bënë çmos në kultivimin e injorancës më të thellë, në mënyrë që t’ia bëjnë jetën vetes edhe më të gjatë.
9+9+9 vjet nga jeta ime, djegur! Unë, nuk kam më asnjë shpresë. Kujt duhet t’ia besoj kusurin? Sa kusur më ka mbetur?! Mbase është aq pak, sa as deri për të votuar në 2009 nuk do më mjaftojnë! Çdo “Gërdauuu!” mund të na fshijë nga çasti në çast!
Është njësoj sikur t’i kem shpenzuar këto vite, mbyllur brenda një mine me sahat, e cila me gjithë ulërimat te sheshi “Skënderbe”, me gjithë katrahurat që shkakton qarkullimi i banorëve të minës interurbane nga njëri qytet në tjetrin, me gjithë vrullin për të ndërtuar gropa nëpër rrugë, me gjithë përplasjet e makinave prej shpejtësisë, me gjithë zallamahinë që bëjnë shqiptarët brenda saj, nuk po shpërthen ende! Jam e sigurt, se nëse do të hiqja dorë nga mirësjellja, qetësia, hapat e lehtë, zëri i ulët, respekti për tjetrin dhe ndershmëria, e do t’ia nisja edhe unë nga poteret e shamatat, mina do të shpërthente. Është 20% i minëbanorëve të ngratë që jetojnë në heshtje, qetësi, e mirësjellje që e ruan minën nga shpartallimi. Por, kaosi do t’ia nxjerrë një britmë edhe atyre. E sahati i shpërthimit do t’mbërrijë!
9+9+9 vite jetë, nga jeta ime. Pra, një jetë e tërë nën hijen e tymnajave prej ajrit të zi e të pisët të vendit tim.
Vitet më të mira, pra të gjithë ç’kisha, u harxhuan nëpër rrugë zifti, nëpër shtëpi pa leje, nëpër mungesa mundësish, nëpër varfëri, nëpër injorancë, nëpër padije, nëpër izolim, nëpër anarki, nëpër rrumpallë e zallamahi. Uellkam tu Ëllbenia! Aty ku asnjë gjë nuk është aq e bukur sa del në televizor. Aty ku askush nuk është aq i lumtur sa ç’duket. Aty ku askush nuk mendon për tjetrin. Aty ku të gjithë do t’ju gënjejnë. Aty ku lypësit do t’ju pushtojnë me flatrat e mjerimit, e s’do t’iu shkulen pa ju marrë diçka. Edhe sikur vetëm një lidhëse këpucësh. Aty ku plehrat fluturojnë në qiell. Aty ku dritat i prodhon gjeneratori. Aty ku ujin e sjellin pompat. Ato elefantët blu që do të shihni majë çdo çatie, janë depozita uji. Uellkam tu Ëllbenia! Aty ku rrezikoni të helmoheni nga ushqimet e skaduara e të pakontrolluara. Aty ku rrezikoni të paguani për hotel me pesë yje ndonjë kolibe pesë cepëshe. Aty ku askush nuk e di se çdo të thotë Argëtim. Qetësim. Pushim. Çlirim. Rifreskim. Çlodhje apo Kënaqësi!
Ky shtet, shkatërron me duart e veta çdo investim të qytetarëve të vet. Kujtoj blerjet masive të apartamenteve në Durrës a Kavajë, përgjatë bregut të Adriatikut. Aty ku vetëm deti nuk duket më. Aty ku është mallkim të shpenzosh edhe sikur 3 orë, e jo më pushime të gjata. Deti është i zi. Pushuesit janë llum. Hotelet janë copë–copë. Çmimet janë stratosferike. Ushqimi është skandaloz. Në Shqipëri, pjata më e shtrenjtë është peshku i zhytur në vaj të përcëlluar. Muzika neveritëse e këngëtarëve popullorë me rroba firmato e barqet përjashta shpon daullet e çdo veshi të “brishtë”, vetëm e vetëm që të kënaqë barqet e dendur në birrë e paidhaqe të jabanxhinjve, që përderisa u duket Durrësi qyteti më i bukur i botës, imagjinoni se me ç’mund t’i kenë kullotur sytë gjatë jetëve të tyre.
Kalon në bregdetin e Jonit, është po e njëjta katastrofë. Beton, beton, beton. Hotele të pisët. Shtretër të sikletshëm. Çmime kacafiu. Ushqime të varfra. Peshk e limon, është maksimumi. Motorë uji ilegalë që kërcënojnë me prerje kryesh çdo “notar” që llokoçitet shumë pranë bregut. Varka të pista e të pasigurta që mbushen me dhjetëra njerëz, të cilët me të vetën nisen për eksplorim plazhesh të rrallë, e në fakt zbulojnë vetëm kanoçe bosh të flakura ku të mund, qeska ushqimesh të ngrëna deri në thërrmijëzën e fundit, lëkura frutash të ndryshme, të cilat prej ëmbëlsisë thithin çdo grenxë, mizë apo mushkonjë, thënë ndryshe “HAPASHË”. Dhe sidomos, mungesë qetësie, hapësire, WC-shë, etj….
9+9+9 vite të jetës sime, duke dëshmuar se si përkeqësimi jo vetëm nuk ka fund, por me ritmet me të cilat përkeqësimi zapton Shqipërinë dhe banorët e saj, kam nisur të besoj, se çdo 9-çe që do të vijë, do ta bëjë jetën time edhe më të vështirë. Edhe më të shëmtuar. Edhe më të pamundur, se më parë.
Unë, jam e sigurt se një ilaç do t’ia gjej të keqes që më shkakton realiteti i shëmtuar në të cilin përpiqem të krijoj një jetë të lumtur. Besomëni nuk kam edhe aq hallin tim, sa ç’kam tuajin. Po ju, si do t’ia bëni?!
Kritikomëni në kuzhakuzha@gmail.com
Njihuni e mua në: inidagjatazhaku. wordpress.com
Nëse shihni ndonjë dramëzë vërdallë, futeni në xhep. Është e vetmja pasuri që mund t’ju bëjë bosa të vërtetë, në Shqipëri!