“Stabiliteti” që vret demokracinë
Ilir Meta
Ndryshimet e mëdha cilësore që ndodhën pas vitit 1990, sigurisht ndikuan në kahjen e “lavjerrësit” stabilitet-demokraci. Sistemi i ri demokratik e kishte të domosdoshme që të krijonte themelet e tij me një materie tjetër, e cila do të garantonte stabilitetin nëpërmjet demokracisë, që ka në themel të tij, jo stabilitetin nëpërmjet shtypjes, por konkurrimin e alternativave me rregulla loje të përcaktuara qartë e të pranuara nga të gjithë.
Konkurrimi politik, ndeshja e alternativave, ka në thelbin e tij një “mungesë” stabiliteti, vetëm nëse nuk do të pranojmë që ky konkurrim ka një qëllim më të lartë se humbja apo fitorja e secilës alternativë. Ky qëllim është kontributi për forcimin e shtetit demokratik përmes konsolidimit të zgjedhjeve të ndershme dhe përfaqësimit të qytetarëve, me qëllimin final që pushteti t’u shërbejë më mirë qytetarëve dhe që të jetë gjithmonë nën kontrollin e tyre.
Në këto vite të gjata të tranzicionit, fatkeqësisht, një koncept i tillë nuk është bërë pjesë e filozofisë së politikës në Shqipëri, e aq më keq, edhe e shumë institucioneve e partnerëve ndërkombëtare që na kanë asistuar e monitoruar në rrugën tonë të reformave dhe arritjes së standardeve evropiane.
E them me bindje se elementi stabilitet në gjykimin e ecurisë sonë demokratike ka patur një prevalencë të dukshme mbi atë të cilësisë demokratike. Një tregues i pakontestueshëm për këtë vlerësim është qëndrimi i ndërkombëtarëve për proceset zgjedhore në Shqipëri. Përcaktimet e çdo procesi zgjedhor në raportet ndërkombëtare ka elemente thuajse identike: një hap përpara drejt standardeve dhe shumë mangësi që nuk ndryshojnë cilësinë e zgjedhjeve. Ky vlerësim u dha edhe për zgjedhjet e 26 Majit të vitit 1996, kur Berisha realizoi një ndërhyrje kriminale kundër votës së lirë të shqiptarëve. Por u desh të ndryshojë pas protestave masive në mbrojtje të votës së lirë të opozitës në atë kohë. Ajo që ishte parë si një fitore e Berishës, që mund të garantonte situatën stabile në vend, shpejt u kuptua të ishte një cenim i rëndë i saj. Edhe në zgjedhjet e vitit 2005, u gjykua se pranimi nga PD e PS për të aplikuar Megadushkun, do të sillte stabilitet, pasi këto ishin dy partitë e mëdha që vendosnin. Fatkeqësisht me gjithë paralajmërimet e hapura tonat, edhe pranë partnerëve ndërkombëtarë, për efektet jashtëzakonisht të dëmshme që do të sillte aplikimi i trafikimit të votës, sipas sistemit të Megadushkut, reagimi konstruktiv kundër këtij sistemi edhe nga ndërkombëtarët erdhi shumë vonë, kur “krimi” ishte bërë dhe produkti i tij, parlamenti i Megadushkut, dha në vazhdimësi kriza institucionale e komplikacione në stabilitetin e vendit.
Ndryshimet e fundit kushtetuese rrezikojnë të vlerësohen nga këndvështrimi i gabuar dhe afatshkurtër, se jo parimet e demokracisë dhe të republikës parlamentare të sanksionuara aq mirë në Kushtetutën e vitit 1998, por përqendrimi i pushteteve në një dorë të vetme mund të ruajnë stabilitetin në vend.
Sot jam më shumë i bindur se kurrë, se cenimi i cilësisë së demokracisë, i parimit të kontrollit dhe të balancës, i ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së tyre, siç na ofrohet nga puçi i fundit kushtetues, është pikërisht fillimi i fundit të stabilitetit në Shqipëri.
Ky nuk është një parashikim prej orakulli, por një konkluzion racional i vlerësimit të historisë sonë të tranzicionit, por edhe i eksperiencave botërore, kur shembujt e demokracive të reja që gjunjëzohen para autoritarizmit e oligarkisë së re, nuk janë aspak të rralla.
Eshtë momenti historik për të reflektuar dhe reaguar pa asnjë kompromis në mbrojtje të demokracisë e republikës parlamentare, se kjo është mënyra e vetme për të siguruar stabilitetin e qëndrueshëm të vendit.
Raporti i ekuilibruar e horizontal i sanksionuar aq drejtë në Kushtetutën demokratike dhe evropiane të vitit ’98 midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, tashmë është përmbysur vertikalisht në një sistem piramidal, kryeministror me Berishën në krye, duke i shndërruar parlamentin, Presidentin dhe gjyqësorin në pengje të tij dhe listave të mbyllura të sistemit të ri zgjedhor.
Ne të gjithë e dimë se ç’e gjeti vendin tonë nga “piramida” berishiane në vitin 1997 dhe firmat piramidale që ajo prodhoi. Ne nuk kemi kohë të provojmë piramidën e re apo ndryshe Kushtetutën e re të Saliut, siç e pagëzoi ai, që është pjella monstruoze e natës së errët të 21 prillit të Parlamentit ilegjitim të Megadushkut.