Bllokohen 161 kg drogë, dy në kërkim
GJIROKASTER - Plot 161 kg marijuanë ka sekuestruar policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Sasia e lëndës narkotike është gjetur në bordin e një kamionçine, e cila u braktis nga drejtuesit e saj pas pikasjes nga uniformat blu. Mesnatën e së martës, policia kishte marrë informacionin se një automjet tip "Volksvagen" me targë GJ 2954 A qarkullonte në aksin rrugor Subash-Tepelenë, duke pasur në bord lëndë narkotike të papërcaktuar. Pas kësaj informate policia e Gjirokastrës ka ngritur një postbllok në vendin e quajtur Ormenë mes parkut natyror të Ujit të Ftohtë dhe fshatit Hormovë. Automjeti, i cili lëvizte në drejtim të Tepelenës, është përballur me policinë në orën 23:50 dhe nuk ka ndaluar pas shenjës së dhënë për stop, por ka rritur shpejtësinë. Menjëherë policia është vënë në ndjekje dhe pas disa minutash ndjekjeje automjeti është braktisur në një zonë fushore, 1 kilometër në veri të Ujit të Ftohtë. Policia ka pohuar se, në automjet gjendej edhe një pasagjer, i cili dyshohet të jetë pjesëmarrës në këtë trafik lëndësh narkotike. Të dy personat mendohet se kanë përdorur përroin në drejtim të lumit Drino, të ndihmuar edhe nga errësira, për t'u larguar në drejtim të qytetit të Tepelenës. Pas një kontrolli në zonë policia ka shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet të jenë pronarët e makinës, por për arsye hetimi nuk është bërë i ditur identiteti i tyre. Pas sekuestrimit të automjetit policia pohoi se, në brendësi të tij gjendeshin 6 çanta të mëdha sportive të mbushura me marijuanë të presuar, të cilat pas peshimit rezultonin 161 kg. Sipas policisë, automjeti ku ndodhej lënda narkotike qarkullonte me targa të falsifikuara GJ 2954 A dhe mendohet se është përdorur edhe herë të tjera për transportimin e mallrave narkotikë. Rasti i djeshëm është i katërti brenda këtij viti, duke e çuar në mbi 300 kg lëndën narkotike të sekuestruar nga policia e Gjirokastrës. p.n