Shpërblimet e fundvitit thellojnë borxhin
Kryeministri konfirmon planin e Ministrisë së Financave për të mos dhënë paradhënie pagën e dhjetorit, por garanton se buxhetorët do t‘i marrin në kohë shpërblimet. Edhe pse në vështirësi financiare, qeveria merr guximin t‘u japë pensionistëve shpërblim në masën 25 mijë lekë, duke e çuar faturën në 15 milionë dollarë. Një pjesë e kësaj fature do të shlyhet nga fondi për interesat e kredive në masën 3.3 milionë dollarë. Në këtë mënyrë, qeveria jo vetëm që nuk shlyen borxhin, por e thellon atë në interes të planit politik. Gjithashtu fondi për shpërblimet do të krijohet nga kursimet e ministrive, në mbi 11 milionë dollarë. Qeveria mori dje disa vendime të karakterit social, si reagim ndaj premtimit elektoral dhe në kundërshtim të ministrit të Financave, i cili pranon hapur krizën ekonomike.
Kategoritë
Për rreth 530 mijë pensionistë do të ketë shpërblim 2500 lekë për festat e fundvitit. Vendimi u mor dje në mbledhjen e radhës së qeverisë dhe hyn menjëherë në fuqi, në mënyrë që të mos ketë vonesa në marrjen e shpërblimit. Sa u takon buxhetorëve, nuk pati asnjë vendim, por Kryeministri premtoi masën e shpërblimit që do të jetë 10 mijë lekë për punonjësit me paga të larta dhe 15 mijë lekë për të ulëtat. Berisha rrëzoi lajmin në media se "gjoja Ministria e Financave ka urdhëruar të mos jepen shpërblimet dhe pagat në muajin dhjetor, me rastin e festave". Sipas kreut të qeverisë, shpërblimet do të jepen në periudhën e festave të fundvitit, kurse pagat e dhjetorit në muajin janar, sikurse e parashikon procedura ligjore.
Burimi i financimit
Fondi 15 milionë dollarë do të përdoret vetëm për pensionistët, kurse buxhetorët nuk kanë ende një vendim. Për garantimin e masës totale të shpërblimit prej 15 milionë dollarësh u përdorën 1.2 milionë dollarë të fondit rezervë të qeverisë, rreth 3.3 milionë të pagesave për interesa kredish dhe rreth 5 milionë dollarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Dikasteri i ushtrisë do t‘i përdorte paratë për "programin social për ushtarakët" dhe për "forcat e luftimit", por Ministria e Financave ia kaloi fondit për shpërblimin e pensionistëve. Pjesa e mbetur do t‘i merret ISSH-së nga buxheti i saj, për ta kompletuar skemën e financimit. Ministrisë së Financave i duhet të bëjë të tjera llogari për shpërblimin e buxhetorëve, fatura e së cilës shkon në mbi 13 milionë dollarë.