A PO GABON OBAMA?
Ekipi i Obamës po lëngon nga sindroma e fushatës së stërzgjatur. Në zgjedhje, pjesëtarët e fushatës shpesh tentojnë të mbijetojnë deri javën e ardhshme apo deri në zgjedhjet paraprake të radhës. Ata përballen me trysni të madhe. Ata mund të jenë, me këtë rast, tejet luftarakë dhe të portretizojnë, madje, edhe si armiq kritikët e tyre.
Bartja e kësaj mënyre të të menduarit në Shtëpinë e Bardhë mund të shkaktoje telashe, leksion ky që administrata e Obamës tani po e mëson në mënyrën më të ashpër të mundshme. Për shembull, ekziston një video-xhirim, që është vënë në qarkullim, në të cilin Barak Obama mund të shihet, duke thënë para anëtarëve të unionit AFL-CIO në vitin 2003, se "ai është kundërshtar i programit për pagimin universal të kujdesit shëndetësor", duke shtuar se "Amerika nuk mund të arrijë menjëherë aty", për të deklaruar më pas në Forumin e Sigurimit Shëndetësor, në vitin 2007: "Nuk mendoj se do të jemi në gjendje të eliminojmë menjëherë mbulimin e punëtorëve. Do të ketë një proces të tranzicionit".
Shtëpia e Bardhë tani këmbëngul se Presidenti nuk dëshiron të eliminojë sigurimin privat. Aq më tepër, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka sulmuar video-xhirimin, duke theksuar se autorët e tij "kanë nxjerrë nga konteksti deklaratën e Obamës dhe e kanë bërë atë të duket se ai ka bërë disa deklarata, që në të vërtetë nuk i ka bërë kurrë". Është kjo një akuzë qesharake. Deklaratat e Obamës janë të pamohueshme. Në vend që ai të thotë se qëndrimet e tij kanë ndryshuar, përderisa po punon për të siguruar konsensusin kombëtar, administrata po e mohon atë që është e vërtetë.
Pjesa më e madhe e reagimeve të demokratëve ndaj kritikave kanë qenë të pavend ose jopresidenciale. Shumë njerëz janë të shqetësuar për kujdesin e tyre shëndetësor dhe disa prej tyre po reagojnë në mënyrë të papranueshme. Por demokratët po e portretizojnë opozitën si "turmë të hidhëruar", e cila po shfrytëzon, siç theksoi udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi dhe udhëheqësi i shumicës në dhomën e përfaqësuesve, Steni Hojer, taktika "joamerikane". "Organizimi për Amerikën" i Obamës, një grup politik, i krijuar nga Presidenti për të mobilizuar ithtarët, ka hedhur poshtë kritikat si ‘mjet të kompanive të sigurimeve‘, duke e nxitur kështu frikën me supozime të gabuara, pa ofruar me këtë rast asnjë dëshmi për të mbështetur këto akuza.
Administrata beson se me sulmet kundër kritikëve mund të qetësojë anëtarët e shqetësuar të Kongresit. Kjo shfaqje, gjithashtu, po e shpërqendron vëmendjen nga substanca e planit të Obamës, gjë që po e dëmton atë. Për shembull, shumë biznesmenë të vegjël kanë filluar të kuptojnë se me planin e Obamës për shëndetësi, do të jetë shumë më lirë për ta që të paguajnë gjobën prej 8 për qind të pagës, sesa të vazhdojnë të mbulojnë sigurimin shëndetësor të punëtorëve të tyre. Truket retorike të administratës shkojnë përtej çështjes së sigurimit shëndetësor.
Javën e kaluar, Kristina Romer, kryetare e Këshillit të Këshilltarëve Politikë, theksoi në Uashington se pakoja për stimulim që nga shkurti ka shpëtuar 485 mijë vende të punës. Një ditë më vonë, zyra për statistika të punës njoftoi se 247 mijë amerikanë kanë humbur vendet e tyre të punës vetëm gjatë muajit korrik. Ajo që po thotë ekipi i Obamës, jo vetëm që bie ndesh me përvojat e amerikanëve të thjeshtë, por ndikon tek ata. Shumë prej tyre besojnë se Shtëpia e Bardhë është duke i mashtruar.
Administrata mund të rrezikojë edhe më shumë besueshmërinë e vet, kur të rifreskojë parashikimet fiskale të qeverisë. Gjasat janë të mëdha që Presidenti të fajësojë paraardhësin e tij për deficitin më të madh, nga ai që ishte parashikuar. Është e vërtetë se deficiti ka qenë 445 miliardë dollarë, në momentin kur Presidenti mori përsipër pushtetin. Por 325 miliardë prej tyre janë fonde të ligjit për shpëtimin e bankave, i cili është mbështetur edhe nga Obama. Megjithatë, që nga 20 janari, Obama vetëm sa e ka shtuar këtë shumë. Ai e nënshkroi si ligj pakon për nxitje, me vlerë 787 miliardë dollarë.
Duke përkrahur çdo iniciativë për shpenzime, ai ia ka mohuar vetes kredibilitetin për të fajësuar të tjerët për shtimin e deficitit. Jeta brenda Shtëpisë së Bardhë dallon shumë nga jeta brenda fushatës zgjedhore. Vëmendja është shumë më e madhe. Njerëzit e thjeshtë tashmë kanë filluar të krijojnë gjykimin për punën e Presidentit dhe ai po bëhet gjithnjë e më negativ. Përpjekjet e Obamës për të përçarë amerikanët po bëhen gjithnjë e më të qarta. Ajo që ka funksionuar në fushatë, gjatë Presidencës do t‘i kthehet Obamës shpesh si bumerang.