"Pas Superkupës, dua titullin"
Tirana e deklaron të mbyllur merkaton e futbollistëve. Gjithçka është bërë publike dje nga goja e trajnerit kroat të saj, Ilia Lonçareviç, i cili ka theksuar, që tashmë beson se ka në dorë një ekip të kompletuar, dhe të denjë për të luftuar për të gjithë trofetë sezonalë.
Edhe pse bëhet fjalë për një merkato të varfër, bardheblutë, me lojtarët që kanë aktualisht në dispozicion mbeten pretendetët kryesorë në luftën për titullin kampion në edicionin e ardhshëm. Gjatë periudhës së transferimeve verore të lojtarëve, Tirana ka bërë katër blerje, pa shumë bujë. I pari i afruar është mesfushori francez, Mohelebi, për të cilin bëhet fjalë më shumë për një rikthim, pas një sezoni larg bardhebluve. Më pas grupit iu shtuan edhe sulmuesi i ri, Enco Malindi, dhe mbrojtësi Ditmar Bici. Sulmuesi Arbër Abilaliaj është edhe lojtari i fundit që ka firmosur një kontratë me zotin Halili, pak para deklarimit të mbylljes së merkatos nga Tirana. Megjithatë, ish-sulmuesi i Partizanit dhe i Besës nuk mund të quhet një prurje e re, pasi ai është në radhët e kampionëve që në fundin e sezonit të kaluar, pas largimit nga Besa. Ndërkohë që mësohet se shanset e afrimit të sulmuesit Xhevahir Sukaj te bardheblutë për momentin janë zero. Bomberi shkodran që sezonin e kaluar luajti gjysmë sezoni te Haçetepe dhe gjysmë te Vllaznia, ishte takuar para tre-katër ditësh me presidentin Refik Halili, por nuk kishin mundur të gjejnë një marrëveshje. Po ashtu, mbyllja e merkatos shuan edhe shpresat e afrimit të sulmuesit tjetër, Sabino Plaku. Ndërsa Tirana është dëmtuar jo pak nga largimet mes të cilëve janë emrat e njohur si mbrojtësi kroat, Toni Pezo, mesfushori Ansi Agolli dhe sulmuesi Daniel Xhafaj.
Por gjithsesi, trajneri Lonçareviç duket i kënaqur më grupin e futbollistëve që ka në dispozicion. Për momentin vazhdojnë të qëndrojnë në infermieri tre futbollistë të dëmtuar: Muzaka, Memelli dhe Malindi. "Kam besim te ky grup lojtarësh dhe mendoj se kam skuadër të plotë, nënvizoi tekniku 65-vjeçar, i cili hidhet menjëherë në sulm, në kërkim të fitimit të të gjithë trofeve të mundshëm që ofron kampionati shqiptar. Dhe shansin e para e ka pikërisht nesër, kur edhe do të Tirana do të luajë finalen e Superkupës së Shqipërisë përballë Flamurtarit. "Ekipi është në gjendje të mirë", shpjegon më tej Lonçareviç. "Kundërshtarin nuk e njoh, ashtu sikurse nuk i njoh në tërësi kundërshtarët që do të kemi në kampionat, por kam besim se skuadra, me elementet dhe përgatitjen që ka, do t‘ia dalë mbanë të fitojë Superkupën", nënvizon kroati i bardhebluve, i cili më pas tenton të hyjë më në detaje të situatës në të cilën ndodhet ekipi i tij: "E pranoj se gjendja e ekipit nuk është si ndaj Stabekut". Me këtë fjali ai i referohej takimit të parë ndaj norvegjezëve (1-1) në "Qemal Stafa", i vlefshëm për turin e dytë eliminator të Champions League. "Por besoj se edhe në këtë sfidë, skuadra mund të gjejë epërsinë e kërkuar në fushë dhe ta fitojë takimin", përfundon trajneri i Tiranës, që tashmë pret të korrë edhe frytet e para të punës së tij të re në krye të kampionëve të Shqipërisë.