Pogradeci pret "Javën e 7-të të kinemasë në spanjisht"
Prej Pogradecit, nga data 17 deri më 22 gusht do të nisë "Java e VII e kinemasë në spanjisht në Shqipëri, aktivitet i cili do të zhvendoset më pas në të tjera qytete të vendit, organizuar prej ambasadës spanjolle në Tiranë, veprimtaria në fjalë synon të bëjë të njohur në Shqipëri jo vetëm realitetin dhe kulturën spanjolle, por edhe realitetin dhe kulturën e shoqërive dhe njerëzve që ndiejnë dhe jetojnë në spanjisht. I titulluar "Iberoamerika në ekran" dhe pretendon të njohë publikun shqiptar me botën e madhe të atyre që në Spanjë dhe më tej, ëndërrojnë në spanjisht.
Kinemaja iberoamerikane, për herë të parë e disponueshme për publikun shqiptar në të gjithë diversitetin e vet, është një kinema e pasur në tematikë dhe imagjinatë që jo gjithmonë është komercial. Formula të tilla si bashkëprodhimi, të nxitura nga Spanja nëpërmjet programit Ibermedia, kanë qenë alternativa për t‘i bërë ballë ngushtësisë së tregut kombëtar. Filmat që përbëjnë këtë cikël janë bashkëprodhimet kinematografike si "Elsa dhe Fredi" (Argjentina dhe Spanja), "Kaçimba" (Kili, Argjentina dhe Spanja), "Luleshtrydhe dhe çokollatë" (Kuba, Meksika dhe Spanja), "Udhëtimi drejt detit" (Uruguai dhe Argjentina), "Një ari i kuq",(Argjentina dhe Bolivia), dhe "Havana Blues" (Spanja dhe Kuba). Filmi i parë që do të çelë këtë cikël të kinematografisë spanjishtfolëse do të çelet me filmin "Elsa dhe Fredi" i regjisorit argjentinas, Marco Carnevale. Filmi është një tragjikomedi me protagonistë China Zorrilla dhe Manuel Alexandre. Është një histori dashurie e vonë ku Elsa, 82-vjeçare, hyn në jetën e Fredit duke i treguar një mënyrë tjetër të jetuari. "Kaçmiba" që do të vijë i dyti në radhë është një realizim i regjisorit kilian, Silvio Caiozzi, fitues çmimesh në festivale të shumta. Ai tregon historinë e Markos, një nëpunës banke që tenton t‘u japë vlerë veprave të një piktori të panjohur kilian.
"Luleshtrydhe dhe çokollatë", vjen nën regjinë e kubanëve Tomas Gutierrez Alea dhe Juan Carlos Tabio. Ai është një realizim mbi kërkimin e identitetit të Davidit, student i Shkencave Sociale në Universitetin e Havanës dhe Diegos, një artist homoseksual i fiksuar pas kulturës. Takimi ndërmjet të dyve i jep fill një bote komplekse marrëdhëniesh ndërpersonale në të cilën përzihen miqësia dhe pasioni, që arrin të vërë në rrezik lirinë e të dyve. "Udhëtimi drejt detit" i uruguaianit Guillermo Casanova, flet mbi udhëtimin e gjashtë personazheve për të parë detin për herë të parë. Nëpërmjet këtij udhëtimi shpaloset mënyra e veçantë e të jetuarit dhe të ndjerit e secilit prej tyre, rrethuar nga peizazhe të gjelbra, drejt bregdetit dhe detit të panjohur.
"Një ari i kuq" i argjentinasit Adrián Caetano, është një prodhim i vitit 2002 që tregon historinë e një njeriu, i quajtur "Oso", që pas shtatë vitesh burg për vrasje është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të rikuperuar jetën e tij. Filmi i fundit që do të mbyllë edhe javën e 7-të të kinemasë spanjolle titullohet "Havana Blues". Filmi vjen nën regjinë e spanjollit Benito Zambrano dhe është një komedi muzikale mbi kontradiktat që përjetojnë Ruy dhe Tito, dy muzikantë kubanë dhe mbi rrugët e ndryshme që zgjedhin ata për t‘i shpëtuar ndjesisë së të zënit në kurth në Kubë.