A blihet miqesia e ambasadave
Fakti qe Lulzim Basha sic rezulton se fundmi ne dosjet e FARA vazhdoi te paraqitet si Minister i Brendshem edhe pas doreheqjes se vet spektakolare perben shkelje natyrisht po ne kete lume shkeljesh proceduriale qe ndodhin ne Shqiperi lekura e publikut eshte bere sholle e nuk ia ndien kujt.
Ajo qe me shqeteson ne rastin e dosjes se paraqitur ne FARA eshte fakti se aty flitet per nje kontrate te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise me nje kompani te famshme lobbying-u pra me PODESTA GROUP nje kompani e njohur per lidhjet e saj me Hillary Clinton e me administraten e Obamas.
Shqiptaro-amerikani Gary Q. Kokalari ne nje leter te tijen hedh supozimin se ky lobby i nisur pikerisht ne momente te veshtira fushate mund te sherbeje per te qetesuar zerat anti-Berishe ne SHBA po mund te sherbeje edhe per te promovuar PD-ne e kandidatet e saj ne zgjedhjet lokale.
Ndonje lexues mund te buzeqeshe e mund te habitet e si valle mundet te ndihmoje PD-ne ne zgjedhjet lokale lobbying-u prane institucioneve amerikane
Por po te analizosh anshmerine e dukshme te ambasadorit amerikan ne Tirane po te shqyrtosh veprimet e tij arrogante ndaj faktoreve vendas perfshi median po te mbash mend se si edhe ne momentet me te zymta per Republiken e Shqiperise atehere kur e drejta e popullit per te protestuar u shtyp me dhune e me plumba si ne diktaturat me te egra pra ne ditet pas 21 janarit ku gjeten vdekjen kater protestues kater kryefamiljare te varfer e te papune pra kater pjesetare te nje shumice te paperfaqesuar e te paperfaqesueshme ky ambasador e dekoronte Berishen si burre shteti kupton qe mbeshtetja e tij per PD-ne ne pushtet nuk eshte thjesht ne caqet e nje shkelje syri.
Nuk eshte fenomen i izoluar kjo sjellje e ambasadorit amerikan ne Tirane pak muaj me pare kolegu i tij ne Prishtine ka bere te njejten gje duke nderhyre haptazi e duke mbajtur ane si ne zgjedhjet parlamentare ku deklaroi shprehimisht se nuk duhej votuar per Vetevendosjen po edhe ne zgjedhjen e presidentit ku fillimisht dergoi mesazhe per te sjelle ne pushtet Pacollin e me pas perzgjodhi ne nje zarf me fat Atifete Jahjagen qe edhe sot eshte presidente.
Ndoshta eshte ambicia e pakufizuar dhe deshira e shfrenuar per pushtet ajo qe i shtyn pushtetaret shqiptare ne Shqiperi e ne Kosove qe tia marrin sovranitetin popullit e tia japin ate te huajve si pagese per lobbying. Te panginjur sic jane keta mikro-tirane po bejne nje dem qe do te jete veshtire te riparohet ne te ardhmen.
Duke hequr dore nga paraqitja e dinjitetshme ne sferen nderkombetare keta po e bejne te pamundur trajtimin e shtetit qe perfaqesojne si i barabarte nder te barabarte e po e shnderrojne ne nje shtet servil anekdotat per te cilin tashme tregohen jo vetem ne boten e zhvilluar Amerike e Veriut dhe Europe.
Te nderhysh ne procesin elektoral duke favorizuar njeren pale permbi tjetren eshte e pamoralshme dhe e paligjshme edhe kur je ambasador i SHBA-ve. Per me teper kur zera te bazuar mbi dokumenta thone qe ky qendrim mund te vije si pasoje e lobbying-ut. Me sa duket qeveria ka vendosur te perdore parate e popullit per te blere mbeshtetje po kjo nuk mund te jete e tolerueshme.
Nuk ka rendesi se cila pale e ben kete veprim pra blen me para nderhyrjen e huaj kesaj radhe mund te jete Berisha me pare mund te kete qene PS-ja. Veprimi mbetet njesoj i denueshem. Ne perputhje te logjikes se demokracise i takon vete popullit shqiptar te reagoje qe te tregoje se nuk eshte sylesh e nuk e le veten te terhiqet prej hundesh ne kete spektakel ku rolet me komike po i luajne trupat e diplomateve te huaj bashke me pushtetaret tane.
Ka nga ata qe thone se lobby-imi duhet pranuar si realitet meqe ekziston edhe ne SHBA mirepo ky qendrim i bazuar ne nje etike relativiste ose me mire ne nje asgjesim te etikes e ne nje mohim te se vertetes politike harron qe jo gjithcka qe eshte realitet duhet pranuar. Po te qe ashtu ja ku kemi realitetin tone ryshfetin e deshmuar kohet e fundit edhe neper video sugjerojani popullit te SHBA-se se mbase e pranon.
Ciniket mund te dalin e te thone se ky popull nuk di se ceshte demokracia e se nuk di te beje demokraci. Ca te tjere mund te shtojne se eshte me mire te na qeverisin te huajt se vete sdime. E njoh mire kete pjese te opinionit publik mirepo keta fatmiresisht nuk kane kellqe te mbajne pozicione te forta edhe ne ate logjiken e tyre te mbrapshte sipas se ciles Shqiperia nuk ka per tu bere kurre.
Ose meqenese sipas cinikeve te lartpermendur fjala e ambasadorit qe sic thote Kokalari mund te blihet me para lobbying-u eshte me e rendesishme se ajo e te zgjedhurit me voten e popullit atehere le te ndermarrim nje tjeter nisme qe e ka propozuar me pare filozofi slloven Slavoj Zizek.
Meqenese qeveritaret tane del qe u zgjidhkan prej lobby-ve e prej ambasadoreve atehere te mos votojme me per ta. Ne qofte puna keshtu le te votojme vetem per te vendosur se cilin duam te kemi ambasador ne Shqiperi.