E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria tërhiqet nga pakti detar me Greqinë, mbetet në fuqi ligji i vitit 2001

Share

Duke dhuruar detin me nje buzeqeshje

Qeveria shqiptare ka bërë një hap prapa sa i përket marrëveshjes detare me Greqinë. Në Komisionin e Ligjeve është vendosur që të rikthehen kufijtë detarë, të përcaktuar me ligjin e vitit 2001. Edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka qenë dakord me këtë nismë ligjore të opozitës.

Në vitin 2008 qeveria kishte shfuqizuar dy ligjet për kufijtë, duke i hapur rrugë paktit detar që i dhuroi detin shqiptar Greqisë. Tani ky gabim është korrigjuar dhe kufijtë e Shqipërisë përcaktohen sipas ligjit të vitit 2001, që thotë se ujërat territoriale të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare. Ilir Gjoni, deputet i PS, tha se ky është një vendim i rëndësishëm, pasi përcakton një bazë ligjore të mirë për të negociuar për kufijtë me Greqinë. Sipas Gjonit, më parë ishte bërë një gabim me kosto për integritetin tonë territorial.

Ndërkohë Myslim Pashaj, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm, por sërish tha se duhet bërë më shumë transparencë për vendimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›