Mediu: Për Gërdecin kam vetëm dhimbje morale
Debati për ligjin e pronësisë për tokën bujqësore ka degjeneruar në përplasje edhe për çështjen e Gërdecit. Pasi Fatmir Mediu u shfaq disa herë në mbrojtje të pronarëve, opozita e akuzoi se ai nuk mund të flasë për pronarët. Deputeti socialist Eduard Shalsi i kujtoi Mediut vrasjen e 26 personave në Gërdec, për të cilën nuk ka kërkuar falje.
Por Fatmir Mediu, që i është fshehur drejtësisë për këtë çështje, tha se ai është përballur me drejtësinë. Mediu tha se ka vetëm dhimbje morale. Nuk e kam fshehur dhe nuk do e fsheh ndonjëherë vetën. Pozicionin tim e kam bërë të qartë. Kam vetëm një dhimbje morale sepse isha në atë pozicion, tha Mediu, që u shpreh se janë socialistët që duhet të kërkojnë falje pse përdorin dhimbjen e të afërmve të 26 viktimave.
Ndërkohë në debat ka ndërhyrë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo tha se opozita përzgjodhi për kandidat për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë avokatin e Fatmir Mediut.
Jeni në krizë morale, ju nuk jeni burra, tha Topalli.