E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të avancojë Ankaraja çështjen kurde?

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 13:10

Udhëheqësi i grupit kryengritës kurd, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, paralajmëron për kthimin e konfliktit në Turqi, në qoftë se qeveria e sapozgjedhur nuk plotëson kërkesat e këtij grupimi për autonominë e Kurdistanit.

Tema kryesore e fushatës zgjedhore ishte ekonomia, por çështja kurde mund ta devijojë përparimin politik të Turqisë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK ka bërë një luftë guerile 27 vjeçare për pavarësim nga Turqia.

Udhëheqësi i tyre i burgosur, Abdullah Ocalan, ka paralajmëruar se grupi do t’i kthehet konfliktit, nëse qeveria nuk fillon negociatat deri më 15 qershor.

Luftimet u kanë kushtuar me jetë më shumë se 40 mijë njerëzve, shumë prej tyre civilë.

Kjo është një çështje e mprehtë që ende dominon politikën turke.

Pas votimeve të së dielës, partitë pro-kurde po festojnë shtimin e numrit të deputetëve të tyre në parlament që arriti në 36, duke bërë që çështja kurde të avancojë në rendin e ditës.

Një nga deputetet e zgjedhur rishtas është Siri Syrja Onder, një regjisor i kinematografisë në Stamboll.

"Qeveria etiketon si terrorist çdo njeri, që bën pjesë në lëvizjen për lirinë e Kurdistanit. Personalisht, unë jam kundër vrasjeve dhe kundër luftës, madje do të doja që ajo të ndalej. Të dy palët duhet ta ndërpresin atë dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore”, theksoi Onder.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›