Itali, arrestohet një mjek me akuzën për pedofili

Policia italiane ka arrestuar një mjek pediatër në Viçenza me akuzën e dhunës seksuale ndaj fëmijëvë që kuronte. Sipas mediave italiane mjeku 64-vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa vizitonte një vajzë vetëm 3-vjeçare.
Ai ishte vënë prej disa muajsh nën hetim, dhe agjentët kishin vendosur një telekamera në ambientet ku punonte mjeku. Ndërkohë hetimet ndaj pediatrit kishin nisur disa javë më parë, pas disa dhjetra denoncimeve nga prindërit .