Washington Post: Maqedonia provokon Greqinë

Maqedonia të martën ka filluar vendosjen e statujës kundërthënëse të Lekës së Madh, përmendore kjo e cila siç duket është provokim ndaj Greqisë, shkruan gazeta prestigjioze amerikane, “Washington Post”.
Pjesët e mëdha të kësaj skulpture të martën janë sjellë në zemrën e Maqedonisë, në Shkup.
Sipas kësaj gazete, disa nga kritikët vendosjen e skulpturës gjigante e kanë konsideruar si harxhim të kotë të parave, ndërsa Qeveria e Maqedonisë thotë se kjo është pjesë e rëndësishme e rindërtimit të qytetit të Shkupit.
Edhe pse zyrtarisht skulptura është pagëzuar si “Ushtari në Kalë”, fytyra e tij shumë ngjanë në atë të Lekës së Madh, ushtarakët i cili u lind në Pellë të Greqisë.
Sipas gazetës, Greqia dhe Maqedonia janë “ngujuar” në kontestin 20 vjeçar rreth emrit, me kryeministrin Nikola Gruevski, i cili në mënyrë të rregullt e hapë këtë çështje të ndjeshme historike duke emëruar aeroporte, stadiume, rrugë ndërsa tani duke e vendosur skulpturën në qendër të Shkupit.
Washington Post më tej shkruan se dy vendet ballkanike nuk arritën ta zgjedhin kontestin dy-dekadash dhe kjo rezultoi me bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO nga ana e Greqisë.