A do të bëhet Shqipëria?
Po pija një kafe me një mikun tim. Nuk e di sepse, por veten e ndieja në një gjendje të pashpjegueshme. Më kishte pllakosur një melankoli që, për të thënë të vërtetën, as vetë nuk e kuptoja përse. Mendja më sillej rrotull dhe lloj-lloj mendimesh më silleshin në kokë. Në ato çaste m’u kujtuan vargjet e një kënge të vjetër:
“Në kohën e pleqërisë/ Më zunë hallet e rënda/ Për shkakun e Shqipërisë/ Që s’u bë siç ma kish ënda”.
- Përse mendohesh? – më pyeti miku kur më pa në atë gjendje.
- Për ëndrrat tona, – iu përgjigja.
Ai filloi të më fliste për rrugën nëpër të cilën kishim kaluar dhe unë në mendjen time vazhdoja të meditoja nëse ishin realizuar ato për të cilat kishim ëndërruar, kishim sakrifikuar, kishim luftuar. Për një çast m’u duk sikur të gjitha këto kishin shkuar kotë. Një gjë e tillë më shkaktonte dhimbje.
Vazhdimisht më dalin para syve në ekranet televizive apo faqet e shtypit të shkruar, figurat e atyre që ishin shkaktarët e gjëmës që mbuloi vendin tonë për gati një gjysmë shekulli. Mos kujtoni se dalin si pendimtarë që i kërkojnë falje viktimave për krimet e tyre. Jo, përkundrazi, dalin si fitimtarë që kërcënojnë se përsëri, po të marrin pushtetin, do të vrasin dhe do të presin, njësoj si atëherë, kur ishin në pushtet. Dhe “gazetarët tanë të nderuar” u buzëqeshin, thuajse tremben se mos zgjojnë ndjenjat e tyre cinike, duke harruar se sot kohët kanë ndryshuar dhe e kaluara nuk mund të kthehet më. Përse e bëjnë atëherë një gjë të tillë. Pushteti i parasë i ka verbuar dhe nuk i lë të shikojnë të vërtetën në sy. Ai u ka brejtur edhe ndërgjegjen e tyre.
- Or mik, ktheu në tokë! – dëgjova zërin e bashkëbiseduesit tim.
Por mendja ime kishte fluturuar. Kishte fluturuar në ato vite të errëta të rinisë time, në shkrepat dhe gërxhet ku më degdisën, kur për herë të parë mësova se historia e këtij vendi ishte ndryshe nga ajo që na kishin mësuar në shkollën komuniste. Para syve më dilnin ato figura të shquara intelektualësh nacionalistë, para të cilëve një pjesë e intelektualëve të sotëm më duken pa vlerë. Disa i kam parasysh në momentet e fundit të jetës së tyre që kishin një brengë:
“A do të bëhet Shqipëria?”
Ndaj, edhe unë sot pyes, si dikur ata martirë:
“A u bë me të vërtetë Shqipëria pas viteve ‘90?”
Për të qenë realistë, duhet të pranojmë se ndryshimet janë të mëdha. Sot gjendja ekonomike e qytetarëve ka ndryshuar plotësisht, po ta krahasojmë me të kaluarën. Rrugët e botës janë pothuajse të hapura për ata që dëshirojnë të shkojnë në ato vende. Qytetet tona janë rritur dhe kanë ndryshuar krejtësisht. Kushdo mund të shprehë mendimet e tij lirisht pa pasur frikën se mos përfundon në burg. Nuk ka më kufizime në veshje apo mënyrën e jetesës së individit.
Megjithatë, këto nuk janë gjithçka. Vendi nuk ka nevojë vetëm për të mirat materiale. Ai kërkon zgjidhjen e problemeve shpirtërore të tij. Ai nuk pranon që gjërat të shikohen vetëm bardhë e zi, si dikur. Ka ardhur koha të themi të vërtetën, i pëlqen një pjese apo jo. Kombi është i të gjithëve dhe të gjithë kanë kontribuar për të.
Shumë gjëra fliten sot. Por për to nuk bëhet asgjë. Çdo gjë mbetet në botën e fjalëve dhe premtimeve boshe elektorale. Flitet për kthim pronash ish-pronarëve të ligjshëm, por ata duhet të enden sa në një zyrë në tjetrën dhe të mos marrin asgjë. Flitet për kompensim të pronave, por fakti tregon se për shtatëmbëdhjetë vjet janë kompensuar një pjesë e papërfillshme e qytetarëve, sa të bën të mendosh se me këtë ritëm duhen 100 vjet për të përfunduar.
Flitet për integrim të të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, por ky integrim mbetet vetëm në letër. Flitet për dëmshpërblimin material të tyre, por burokracia e dokumenteve është aq e madhe, sa zor se mund të zgjidhet. Për çdo vit caktohen fonde për këtë dëmshpërblim, por për fat të keq, këto fonde digjen pa u shpenzuar. Përse ndodh një gjë e tillë?
- Katovica! – foli miku im që m’i kishte blerë mendimet.
Nuk e di nëse ai ka të drejtë apo jo. Por një gjë është e qartë, se po përmende fjalën nacionalist apo i përndjekur, të shikojnë shtrembër. Duket sikur duan që këto terma të hiqen fare nga fjalori i gjuhës shqipe. Sikur vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si një vend, historia e të cilit ka filluar vetëm me epokën e komunizmit. Çdo komb dallohet me nacionalitetin e tij. Bile edhe komunizmit, kur i nevojitej, nxirrte përpara nacionalizmin. Natyrisht, nuk kam parasysh këtu nacionalizmin ekstrem, por atë që me kohë u ka dalë për zot fateve të këtij kombi. Megjithatë, Shqipëria hesht.
Nuk e di se sa do të vazhdojë një gjë e tillë. Jam i sigurt se me kalimin e viteve, me ndërrimin e brezave, do të vijë një kohë që çdo gjë do të shkojë në vendin e vet. Në këto çaste më vijnë përsëri në mendje vargjet e fundit të këngës së cituar në fillim të këtij shkrimi:
“Shqipëria do të bëhet/ Po vallë, do ta gëzoj unë!”
Megjithatë, nuk ka rëndësi nëse do të jem unë apo jo. Le ta gëzojnë fëmijët apo nipërit tanë! Historia nuk mund të ndalet. Ajo ecën gjithmonë përpara, duan apo nuk duan një pjesë.