E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të kemi prapë një koalicion të madh në Gjermani?

Nga Sergio Romano (Corriere della Sera)

Katër vjet më parë, në fillim të nisjes së fushatës elektorale, Angela Merkel zgjodhi një këshilltar ekonomik liberist dhe la të kuptohej se nëse fitonte zgjedhjet, do të bëhej Ministër i Financave.
Ishte Paul Kirchhof, profesor në universitetin e Heidelbergut dhe autori i një program fiskal që do të eliminonte uljet dhe nga detaksimi për të krijuar një aliquotë unike të 25 për qind. Por pasi pa se këto reforma elektorale po radikalizoheshin në opinionin publik dhe po krijonin pakënaqësi, Merkeli e shkarkoi. Në qoftë se do të gjeja një fjalë për të përkufizuar stilin politik të kancelarit Gjerman, fjala më e përshtatshme do të ishte e “urtë”. Ajo di se maxhoranca e gjermanëve nuk është e shtyrë të bëjë eksperimente ekonomiko-financiare dhe ka qenë shumë konservatore në këtë anë, më shumë se paraardhësi social-demokrat Gerhard Schröder. Ajo mund të jetë një dorë e fortë dhe energjike, por ka shumë mundësi që mos të jetë novatore dhe kërkuese. Na tha demonstrimin gjatë fazës së parë të krizës financiare, kur kishte besim se sistemi bankar gjerman  ishte me themele të forta se partnerët të tjerë të BE, dhe vetiu nuk pranoi ndërhyrjet që Nicolas Sarkozy i paraqiti vendeve të bashkimit evropian. Gabonte: disa banka gjermane, siç u pa qartë në javët na vazhdim, ishin shumë të dobëta dhe nuk e kishin atë forcë aq sa besonte Merkel, thesari federal mori vendimin të mbronte bankat me injektimin e kapitalit. Jo gjithmonë, urtësia, është virtyt.
Mund të konsiderohet një avantazh, megjithatë, në fazën që i paraprin zgjedhjeve politike të 27 shtatorit. Edhe pse shihen pakëz dritë në tuneli e krizës së recensionit ekonomik, ekonomia gjermane akoma nuk e marrë shtytjen e madhe që i vjen kryesisht, kur vendet me fuqitë e mëdha kërkesash si SHBA-ja dhe Kina, do të kërkojnë një gamë mallrash industrialë, që gjermania në dekadat e fundit ka mbizotëruar tregjet botërore. Në këtë fazë pritje kristian-demokratët dhe social-demokratët që janë në koalicion të drejtuara nga Angela Merkel ka synuar të mbajnë punësimin dhe privilegjet e ndryshme që ekonomia sociale e tregut u ofron gjermanëve.
Nuk ka një ndryshim rrënjësor, pra, midis dy partive të mëdha gjatë prag zgjedhjeve. Janë që të dy konservatorë social dhe të vëmendshëm të mos ri-zgjojnë frikë e elektoratit të tyre me terapi shumë të guximshme.
Por Angela Merkel ka një kartë më shumë nën mëngë, sepse imazhi i saj që të qetëson dhe e majtë që është si gjithmonë e përçarë. Nuk është e qartë nëse, kristian demokratët mund, pas zgjedhjeve, të formojnë një qeveri homogjene. Tablja politike e  Gjermanisë është e fragmentuar, tashmë partitë janë pesë: dy binjakët demokristianë (CDU-CSU), socialdemokratët, liberalët, të gjelbrit dhe Linke, e lindur nga shkrirja e krahut maksimalist të PSD me pasardhësit e komunistëve të Gjermanisë Lindore.
Si në Italinë e republikës së parë, edhe në Gjermaninë e sotme negociatat për formimin e një qeverie koalicioni do të fillojnë pas hapjes së kutive të votimit. Merkel do të preferonte të qeveriste me liberalët o, në të keq, me të gjelbrit, megjithatë mund të jetë e kushtëzuar të formojnë një qeveri me socialistët prapë një koalicion të madh.
Përpos se mos të lindë një tjetër koalicion mes socialdemokratëve, liberalëve dhe të gjelbërve duke u akorduar të bëjnë një qeveri të kuqe-të verdhë-jeshile për t’i lënë Angela Merkel spektrin si lider i opozitës.
Përgatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›