E Diel, 1 Nëntor 2026

AH1N1, Shqipëri 30 raste të infektuar me virus

Specialistët e ISHP-së thanë se mostrat e dërguara për analiza në laboratorin e Bukureshtit, në Rumani kanë konfirmuar se një grua 52 vjecare, është rasti i ri i bartjes së virusit AH1N1. 

TIRANE-  Instituti i Shëndetit Publik informon se analizat laboratorike kanë konfirmuar rastin e 30 të të infektuarve me virusin e gripit të derrit AH1N1. Specialistët e ISHP-së thanë se mostrat e dërguara për analiza në laboratorin e Bukureshtit, në Rumani kanë konfirmuar se një grua, është rasti i ri i bartjes se virusit AH1N1. Mësohet se 52 vjecarja është nga qyteti i Durrësit dhe pas trajtimit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Priten përgjigjet e analizave edhe për 6 raste të tjera të dyshuara, mostrat për të cilat janë dërguar në Laboratorin e Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht (Rumani). 

Specialistët kanë paralajmëruar se muaji nëntor deri në muajin mars do të jetë periudha më problematike me numrin më të lartë të rasteve të prekura nga gripi i zakonshëm, por edhe nga gripi i derrit, AH1N1.

ISHP ka analizuar deri tani mbi 530 mostra të marra në të gjithë vendin. Numri më i madh i tyre është marrë në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, si dhe në në grupmoshën 25 - 44 vjeç.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›