Fotaq Andrea sjell gravurat e huaja mbi shqiptarët në Galerinë Kombëtare
Cikli dokumentar “Shqiptarët në shekuj” do të qëndrojë i çelur në GKA deri më 6 dhjetor
Petrika GROSI
Një ekspozitë e veçantë dokumentare, me 111 gravura të të huajve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, është çelur këto ditë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë nga Fotaq Andrea dhe Dritan Muka.
Gravurat e ciklit të veçantë, që titullohet “Shqiptarët në shekuj”, do të qëndrojë në mjediset e GKA-së deri më 6 dhjetor.
Ato janë gjetur në arkivat e institucioneve dhe shtypit në shtete të ndryshme, si në Francë, Angli, Gjermani, Holandë etj.
Tema kryesore e këtyre gravurave, siç shpjegon kuratori Fotaq Andrea, është këndvështrimi i të huajve, Europës mbi shqiptarët, vlerat dhe vendin e tyre. Këto gravura i takojnë kryesisht periudhës mes shekujve XVIII-XIX. Ndër ngjarjet më të rëndësishme që mund të përmendim dhe që lidhen me gravurat e ekspozuara janë Lidhja e Prizrenit dhe Shpallja e Pavarësisë. Në lidhje me motivin e ekspozitës, kuratori Andrea shprehet se, “motivi është dashuria për të shkuarën historike të vendit tonë, dashuria që të ruajmë vlerat kombëtare. Dashuria që populli shqiptar të njihet më nga afër me këto vlera”. Më tej, Andrea tregon se në këtë ekspozitë janë tetë vepra origjinale të mirëfillta, që publikohen për herë të parë. Ato janë nëna me të bijën, që i përket shek.XVIII, portreti i malësorit, gruaja shqiptare me hollandezen që tregon emancipimin e shqiptarëve, figura e një arbëreshi dhe një arbëresheje etj. Fotaq Andrea shton më tej: “Këto vepra dëshmojnë se autorë të huaj, tepër të njohur, ishin të lidhur në ato kohëra drejtpërdrejt me vendin tonë. Pra, Europa vinte në Shqipëri dhe Shqipëria shkonte në Europë. Identiteti shqiptar gjithmonë ka qenë i pranishëm në Europë dhe gjithmonë ka ardhur duke u afirmuar dhe duke u përforcuar”.
30 Nentor 2008